Monday, November 25, 2024

FSHF-Nis kursi i radhës i trajnerëve për licencën UEFA B

Lexo

Ka nisur prej pak ditësh kursi i organizuar nga FSHF për trajnerë të nivelit UEFA B i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë të cilët kanë luajtur të paktën 3 vite në Kategorinë “Abissnet Superiore” dhe 5 vite të aktivizuar në Kategorinë e Parë.

Ky kurs i radhës, ku marrin pjesë 30 kandidatë për të marrë këtë licencë trajneri mes të cilëve janë edhe Elis Bakaj, Erald Deliallisi, Kushtrim Lushtaku, Arjan Sheta, etj., që po zhvillohet në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz është i ndarë në katër periudha dhe më konkretisht 05-10 shtator 2022; 10-14 tetor 2022; 21-26 nëntor 2022; 04-09 dhjetor 2022.

Kursi organizohet nga Departamenti i Edukimit në FSHF dhe në pjesën e parë do të trajtohen njohuritë teorike në elementët bazë të trajnimit, mjekësisë dhe psikologjisë sportive, teksa lektorët që marrin pjesë janë emra të njohur në fushën e trajnimit.

Pas fazës së parë kursi do të rikthehet në tetor për pesë ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të testojnë në praktikë njohuritë e marrë dhe do të zhvillojnë hapat e para të trajningut dhe mënyrave që duhet të përdorin për stërvitshmërinë e një skuadre.

Në përfundim të katër fazave që janë programuar në total për të kompletuar marrjen e licencës së trajnerit UEFA B, kursi do të përmbyllet në muajin dhjetor të këtij viti pas provimeve në praktikë në fushë dhe teorike në të gjitha lëndët.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img