Shkodra pritet të bëhet shumë shpejt me një fushë të re sportive futbolli. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, gjatë pritjes që i bëri në zyrën e tij ekipit të Vllaznisë në futboll femra, për suksesin e kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.
“Kam kënaqësinë ta them sot në prezencen tuaj, iniciativen e fundit të Bashkisë Shkodër për të ndërtuar një fushë të re futbolli në Postribë, që është në afërsi të Shkodrës, brenda të gjitha standarteve, me bar natyral dhe jo artificial. Një fushë e përmasave reale ndërkombëtare, në mënyrrë që t’i afrojë kushtet e duhura me standarte edhe këtyre vajzave. Unë i di pak a shumë edhe saktificat që bëhen për me ushtru këtë passion dhe këtë sport. Kështu që, me të gjithë forcat tona, mundësitë tona, do të mundohemi t’iu gjendemi afër, me ju mbështetë në rrugëtimin”, deklaroi tjera ndër të tjera, kryebashkiaku shkodran Spahia gjatë takimit që kishte sot me ekipin e Vllaznisë në futboll femra.