Situata me dëmtimet te Partizani përpara ndeshjes me Vllazninë

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen me Vllazninë në Loro Boriçi të premten në orën 17:45 për javën e 7-të të Abissnet Superiore. Pas humbjes në derbi, Demat duan të rikthehen menjëherë te fitorja për të ngritu moralin e kampit të kuq. Megjithatë, fitorja nuk do të jetë e lehtë sidomos kur ke disa dëmtime.

Ky fillim sezoni nuk e ka parë asnjëherë klubin e kuq me grupin e plotë dhe situata vazhdon e njëjtë. Pas rikthimit të Hoti, Da Silva dhe Buxhelaj, radhës së dëmtimeve i shtohen Telushi me Cvetanovskin. Vlonjati la derbin pas vetëm 10 minutave në fushën e lojës ndërsa maqedonasi është stërvitur veçmas në stërvitjen e djeshme dhe rrezikon Vllazninë.

Marçelino Preka është rikthyer në stërvitje me grupin e plotë dhe do të shihet nëse mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes. E njëjta gjë vlen edhe për Romeron që edhe pse është stërvitur disa herë me ekipin këtë sezon nuk ka luajtur ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu