Vllaznia-Apolonia (24-18, 19-22, 6-22, 22-19)
Vllaznia: Sead Kopliku, Rajen Mbiara, Dren Hafizi, Edon Kuçi, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Reidi Rakaj©, Elidon Bitri, Elion Memçaj, Nik Tinaj. Trajner: Damian Bekteshi, Zv.trajner Antonio Shabani.
Apolonia: Zhaniel Ajdhoni, Sasil Ajdhoni, Xefri Tegu, Joel Vruho, Odhissea Shkurti, Endi Nakuçi, Mireldo Rrengoja, Andrit Hebeja, Robert Ëhitfield, Brandon Anyanyu, Curtis Jovan Jenkis. Trajner: Aldi Gërmau
Vllaznia-Apolonia ishte ndeshja hapëse e Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj, takim ky i luajtur mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Përballë Vllaznisë së traditave në lojën e basketit, madje disa herë kampione e Shqipërisë, por që këtë start kampionati paraqitet me probleme të shumta organizative, ishte Apolonia e Fierit e cila vjen në këtë kampionat si debutuese e Superligës së meshkujve.
Edhe pse në formacionin e tij kishte emra fare të rinjë, madje edhe të moshës 16 vjeçare, por edhe lojtar që kishin dy vite që nuk luanin basketboll dhe ishin thirrur vetem për të plotësuar listën e protokollit të Vllaznisë, tekniku kuqeblu Damian Bekteshi arriti të përballonte më së miri pjesën e parë. Në dhjetëminutëshin e periodës së parë, Vllaznia është në avantazh 24-18, ndërkohë perioda e dytë është për fierakët që e fitojnë 19-22, por që gjithësesi, Vllaznia shkon në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 43-40.
Por, ajo që bëri diferencën në favorin e skuadrës mike nga Fieri ishte perioda e tretë, e cila duke u fituar me diferencë të theksuar 6-22 krijon shkëputjen e madhe të Apolonisë 46-62.
Me fillimin e periodës së katërt, ka disa shkëndija për mirë për Vllazninë. Krahas kapitenit Rakaj dhe Memçajt, edhe ky i ri, që tashmë është afirmuar, në lojë për kuqeblutë janë katër basketbollistë të rinj të moshës 15-16 vjeçare, si Gjeçaj, Hafizi, Kopliku, Mbiara, të cilët me një ritëm dhe lëvizshmëri të kënaqshme në fushën e lojës arrijnë të shënojnë disa pikë të rëndësishme duke marrë si shpërblim duatrokitjet e tifozëve shkodranë.
Megjithëatë, Apolonia, në gjirin e së cilës kishte edhe basketbollistë huaj arrin ta mbajë në fuqi diferencën, që në fund është me dhjetë pikë, 71-81, rezultat që mbyll ndeshjen me fitoren e miqve.
(Video) Basketboll meshkuj, Vllaznia-Apolonia, 71-81. Pamje nga ndeshja(Superliga-9 tetor 2022)