Saturday, June 21, 2025

Kukësi nis “maloren”. Mund në transfertë Erzenin dhe mbërrin në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë

Lexo

Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Mehmeti, Kahrimanoviç, Alan; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani.

Kukësi: Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Berisha, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.

Gjyqtarë: Laver Alla (Lushnje),  Renato Malaj (Vlorë),  Xhuljo Mani (Tiranë),  Adrian Beqiraj (Tiranë)

VAR Olsion Yzeiraj (Patos)-AVAR  Erind Burgu (Fushë-Krujë)

Erzeni-Kukësi, ishte ndeshja e fundit e javës së tetë të kategorisë Superiore, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Sfidë kjo që në fakt ishte planifikuar të luhet që të shtunën, por që me kërkesën e verilindorëve u shty për të hënën.

Ballafaqimi në fjalë pritej me shumë interes pasi të dyja skuadrat kishin objektiv fitoren. Ndërkohë, në kampin shijakas kishte një arsye më shumë për të fituar nisur edhe nga deklaratat euforike mediatike të pak javëve më parë nga ana e kapitenit Krasniqi, atëherë kur Erzeni ishte në kulmin e rezultateve të tij pozitive, dhe që mbrojtësi shtatlarlartë shprehej se po priste me padurim për të mundur edhe Kukësin.

Dhe, momenti i dyluftimit erdhi. Por, verilindorët i janë përgjigjur kësaj deklarate me dy gola të shënuar nga një në secilen pjesë me autor Basha 17’ dhe Gabriel Barbosa 68’ duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me avantazhin 2-0. Një rezultat ky që konfirmon “maloren” e skuadrës kuksiane, e cila me ardhjen në krye të saj të teknikut Enkeleid Dobi, duket se ka korigjuar shumë gjëra duke marrë javë pas jave pikët e duhura.

Me këtë fitore, nga vendi i fundit i renditjes së pak javëve më parë, Kukësi mbërrin në vendin e katërt të renditjes me 11 pikë, po aq sa ka edhe Vllaznia e vendit të pestë.

Nga ana tjetër, pas një fillimi të shkëlqyer të javëve të para të kampionatit që nisi që me fitoren e merituar të javës së parë ndaj Vllaznisë, Erzeni i drejtuar nga tekniku Xhevahir Kapllani ka një tip zbehje në javët e fundit, përfshirë edhe humbjen e sotme me Kukësin, që natyrshëm ka ndikuar në uljen e moralit në kampin shijakas.

Nëse do të fitonin sot ndaj Kukësit, shijakasit do të vijonin të qëndronin të dytët në klasifikim me 15 pikë. Megjithatë, me 12 pikët e merituara të siguruara në ndeshjet e mëparshme, Erzeni është po aty, mes treshes më të mirë të kampionatit, menjëherë pas Partizanit kryesues me 16 pikë dhe Tiranës me 15 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img