Thursday, September 19, 2024

MFC Panthers, nuk di të ndalet! 4 ndeshje, 4 fitore, 12 pikë. Djemtë e drejtuar nga Fatmir Axhani kryesojnë kampionatin e Sunday League” me 12 pikë të plota

Lexo

“MFC Panthers”-“North Gate” 3-1

(Shënues: Brendon Smajli, Valdano Nimani dhe Ardit Mesi)

Kampionati Kombëtar i Futbollit 9×9-FSHF “Sunday League” luajti mbrëmjen e së mërkurës ndeshjet e javës së katërt. Ekipi shkodran që drejtohet nga një emër i njohur i futbollit shqiptar, ish futbollisti i Vllaznisë, Fatmir Axhani nuk di të ndalet. Ndonëse në fillim, duke qënë edhe debutues në këtë disiplinë sportive, pak kush e mendonte se Parthers Shkodra do të kishte këtë përformacë.

Por, tashmë emri i Panthers Shkodra është bërë shumë i njohur. Rezultatet që kjo skuadër po regjistron nga java në javë nuk kanë nevojë për koment. 4 ndeshje, 4 fitore dhe 12 pikë të grumbulluara vazhdojnë ta mbajnë Panthers në vendin e parë të tabelës së klasifikimit.

Sfida e jaëvs së katërt ishte ajo e luajtur mbrëmjen e së mërkurës ndaj ekipit “North Gate”. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga Panthers, ekip i cili shënoi tre gola me autor Brendon Smajlin, Valdano Nimanin dhe Ardit Mesin. Një gol i shënuar nga skuadra kryeqytetase nuk e frenoi MFC Panthers të fitojë me meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me këtë ecuri kaq pozitive, ekipi shkodran MFC Panthers, duket se po shkon drejt titullit kampion. Megjithatë, duhet pritur se në grupin ku bën pjesë ekipi shkodran ka ekipe të forta, mes të cilëve Prestige, një ekip ky i mirëfinancuar që shpallet kampion prej vitesh në kampionatin 9×9, madje duke marrë pjesë me sukses edhe në konkurimet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img