Vllaznia në futboll femra, ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Real Madrid, sfidë e cila luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Alfredo Di Stefano” duke filluar nga ora 21:00.
Në konferencën për shtyp dhënë një ditë përpara ndeshjes, trajneri Nikolin Leka, kapitenia Esmeralda Franja dhe sulmuesja Megi Doci janë shprehur me optimizën për marrjen e një rezultati pozitiv.
Përballja e sotme me kampionen e Spanjës, Real Madrid, është e fundit për Vllazninë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës.
(Video) Pamje nga seanca e fundit stërvitore e Vllaznisë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, stadiumi i dytë i Real Madridit.