Friday, December 27, 2024

Vllaznia shpartallon Teutën, e mund 4-0 në “Loro Borici”. Kuqeblutë rikthehen tek fitorja, rigjejnë qetësinë e kërkuar në këtë fundviti

Lexo

Vllaznia-Teuta 4-0

(Shënues:  Hakaj 20’, Kaina 37’(p), 90’, Hoxhaj 72’(p)

E enjte, 22 dhjetor 2022, ora 15:45, Stsdiumi “Loro Borici” Shkodër

VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Mala, Kaina. Trajner: Mirel Josa

TEUTA: Qirko, Kotobelli, Jazxhi, Kuros, Karabeci, E. Vila, Beqja, Marku, Gjinollari, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji

Mendohej të ishte e një shkalle vështirësie jo të vogël, pasi përballë ishte një skuadër e drejtuar nga Edi Martini, e cila vinte me moralin lart pas dy fitoreve radhazi ndaj Kukësit dhe Tiranës kampione, por kuqeblutë e Vllaznisë ia kanë dalë që ta kalojnë me shumë sukses këtë ndeshje. Vllaznia 4 dhe Teuta 0, ishte rezultati përfundimtar I kësaj sfide, e cila u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Loro Borici” të Shkodrës për llogari të javës së 15-të të kategorisë Superiore.

Edhe pse përpsara ndeshjes, teknikun Josa e shqetësonin jo pak mungesat e shumta që kishte në formacion, sot, të besuarit e tij kanë qënë perfekt në fushën e lojës.  Përpos disa minutave të mira të miqve nga Durrësi ëqë në fakt iu afruan shënimit të golit, pjesa tjetër ka qënë një dominim total i të gjithë takimit n.ga futbollistët kuqeblu.

Vllaznia, e cila vinte pas tre humbjeve, dy në kampionat dhe një superkupë, por edhe pa gjetur rrugën e rrjetës, ishte më e tur për të marrë fitoren sot. Dhe, ia ka arritur në mënyrën më të mirë duke iu bashkuar grupit të skuadrave që luftojnë për zonën  e Europës e jo vetëm.

Goli i parë i kuqebluve vjen me aksionin e parë të rrezikshëm, duke shënuar me Hakajn, gjë që ia bëri më të thjeshtë ndeshjen. Mala më pas fitoi penallti dhe Kaina shënoi nga pika e bardhë duke vendosur nën trysni Teutën që nuk ia doli më të gjejë hapësira për të rrezikuar Zogoviç.

Në vijim, gjyqtari elbasanas Jorgji vërshëllen sërishmi për penallti në favor të Vllaznisë. Njëmbëdhjetëmetërsh ky i fituar nga Mala dhe e transformuar në gol nga Hoxhaj, si dhe kartoni i kuq i Kotobellit, vulosën fatin e kësaj sfide. Në fund, Kaina plotësoi dygolëshin personal për të çuar shifrat në 4-0, duke i dhënë shkodranëve tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, teksa kthejnë përsëri në fundin e renditjes skuadrën durrsake. Përfundimisht, Vllanzia e mbyllë me fitore të thellë duke bërë një autokritike serioze përpara tifozëve të saj.

Me këtë trepikësh shumë të rëndëishëm dhe vendintar, kuqeblutë rigjejnë qetësinë në fundit e vitit 2022 duke menduar dhe projektuar një rikthim në mesin e muajit janar me një mission tjetër, atë të ecurisë pozsitive nga java në javë për të kapur rivalet në kreun e tabelës së klasifikimit.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img