Thursday, December 26, 2024

Martini pas humbjes: Nuk ishte dita jonë, morëm një mësim

Lexo

Teuta u mposht nga Vllaznia me rezultatin 4-0. Pas dy fitoreve rradhazi, trajneri Martini merr humbjen e parë në aventurën e tij të tretë te Teuta. Pas ndeshjes ai foli për mikrofonat e Oversport.

E filluam mirë patëm mundësi të shënonim. Pësuam gol nga pakujdesia me penallti. Nuk jemi në karakterin dhe grintën e duhur. Pastaj kartoni i kuq dhe penalltia tjetër, nuk ishte dita jonë. Të dyja ndeshjet nuk kemi pësuar gol, kemi qenë të kujdesshëm. Sot na shënuan dhe u shthurëm, bëmë shumë gabime, i dhamë territorin kundërshtarit që sot ishte shumë mirë. Morëm mësim. Duhet shumë punë për t’u rikthyer aty ku ishim.

Si nxirret Teuta nga kjo situatë? – Kemi marrë 6 pikë në tre ndeshje, kemi krijuar pak besim që sot mund të ishte i tepruar. Patëm raste. Duhet karakter që edhe kur të humbësh te humbesh me karakter. Fituam mesfushën dhe dyluftimet. Kampionati rinis në janar kemi kohë rikuperimi edhe në merakto por djemtë duhet të stërviten më mirë të punojmë shumë këto 2 javë. Shpresoj dhe mendoj se do ja dalim.

Merkato – Duhet të shohim kontratat që skadojnë, të tre repartet duhet rishikim por mesfusha dhe sulmi ka nevojë për përmirësime.

Duhet të jemi të kujdesshëm. Ështe e vështirë të gjesh lojtarë në janar. Nuk kemi luksin që t’i lëmë në stol. Duhet të jenë në gjendje të mirë fizike.

Huazmi nga ekipet e tjera? – Po e mendojmë të marrim në huazim apo lojtarë që largohen nga ekipet e para por jemi në bisedime dhe këto ditë do të shohim pasi fillon Kupa dhe kampionati sëshpejti.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img