Wednesday, December 25, 2024

Ardit Hoxhaj: Jemi skuadra më me pak barazime kjo tregon që nuk i pranojmë barazimet, kemi shumë punë para

Lexo

Vllaznia u rikthye te fitorja teksa mposhti Teutën në shtëpi me rezultatin e thellë 4-0. Shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë me 22 pikë, aq sa Erzeni. Pas ndeshjes, sulmuesi Ardit Hoxhaj tha për Oversport

Ku ndihesh më mirë? – Ndihem mirë që kam shënuar gol në fillim pastaj rolin e vendos trajneri. Më mirë ndihem në krahë ku mund të jap maksimumin tim.

Penalltia– Unë jam gjuajtës i penalltive. Të parën ia lamë Kainas që të zhbllokohet pasi është sulmuesi jonë kryesor por të dytën e mora unë.

Oshilacionet e Vllaznisë– Ne kemi punuar që të krijojmë stabilitet por edhe pjesa e presionit është e madhe. Kërkohet vazhdimisht që edhe nëse je duke fituar 1-0 këtu duhet të fitosh akoma më mirë. Disa ndeshje i kemi marrë jetë a vdekje. Jemi skuadra më me pak barazime kjo tregon që nuk i pranojmë barazimet dhe luajmë hapur.

Sezon me pak gola– Do të bëj maksimumin që të jap më shumë. Nuk është sezoni më i mirë si për mua edhe për ekipin. Duhet të punojmë sa më mirë në ndeshjet e mbetura. Kemi shumë punë para, kampionati është i gjatë. Vështirësia që kam ndjerë është sepse kam luajtur në qendër të mbrojtësave dhe kam pasur markime ndërsa kur jam në krah e sulmoj më mirë zonën. Kam qenë vërtetë i markuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img