Monday, December 23, 2024

Madrid-Vllaznia e femrave largohet krenare nga faza e grupeve të UEFA Champions League. E nderon, supergoli i Megi Docit!

Lexo

Real Madrid-Vllaznia Shkodër 5-1

(Shënuese:  Catolina Weir 11’, Teresa Abelleira 17’, 20’(p), Carla Camacho 78’, Paula Partido 82’ /Doçi 5’

Formacioni i Vllaznisë:  Williams-Mosier, Popoviç (Vuksani 88’), Gjergji, Maliqi, Gjini, Lufo, Franja, Ramadani (Davidson 59’), Cavanaugh (Kodra 84’), Doçi, Shala (Bashka 46’-Boriçi 84’). Trajner: Nikolin Leka

Me ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Alfredo Si Stefano” të Madridit, kundër skuadrës kampione të Spanjës, Real Madrid, Vllaznia e futbollit për femra ka mbyllur konkurimin në fazën e grupeve.

Humbja 5-1 e ndeshjes së fundit ndaj Realit është e gjashta radhazi që skuadra kuqeblu zhvillon si pjesë e grupit A të UEFA Champions League, dhe duke marrë asnjë fitore e mbyll këtu rrugëtimin në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm Europian.

Në pamje të parë të duket se humbjet ia zbehin vlerat Vllaznisë, por në të vertetë nuk është krejt ashtu, sepse, sic e kemi thënë edhe më herët, Vllaznia e ka fituar trofeun e saj që me kualifikimin në fazën e grupeve duke qënë se është skuadra e parë shqiptare që mbërrin në këto nivele, dhe ndaj edhe largohet krenare nga gara në fazën e grupeve të UEFA Women’s Champions League 2022-2023!

Megjithatë, ndeshje pas ndeshjesh, Vllaznia erdhi duke e rritur nivelin dhe përformancën e saj në fushën e lojës. Edhe pse në grupin e saj bënin pjesë skuadrat më të mira europiane, Chelsea i Londrës, PSG e Parisit dhe Real Madrid me buxhete super të larta financiare, në objektivin e saj Vllaznia, ishte që të mos largohej nga faza e grupeve pa lënë gjurmë.

Në deklaratat e trajnerit Nikolin Leka, titullareve kuqeblu dhe Presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, synohej që të paktën, me një gol, apo edhe me një barazim të mundshëm në njërën nga këto ndeshje, do të largoheshin të kënaqur nga gara e grupeve.

Dhe, duket se një gjë e tillë ishte rezervuar në Madrid, aty ku starti i takimit ndaj Realit vendas ishte fantastike. Është minuta e pestë e ndeshjes, goditje dënimi për Vllazninë. Distanca është e largët, mbi 25 metër, por kjo nuk është pengesë për sulmuesen e talentuar Megi Doci, që me një goditje mjeshtrrore ta dërgojë në trekëndëshin e djathtë të portjeres vendase, Meline Gerard.

0 me 1 për Vllazninë, festa në kampin kuqeblu është e natyrshme. Është shnuar goli i parë historik i një skuadre shqiptare në fazën e grupeve të Ligës së kampioneve të Europës. Autore e këtij goli ështënjë golëshënuaesja më e mirë e Vllaznisë dhe e kampionat shqiptar, në karrieren e së cilës numërën mbi 600 gola të shënuar. Por, ky ndaj Realit ka vlerën e e vet të padikutueshme, gol të ciin duke qënë edhe tifoze personale e Kristiano Ronaldos, Megi e feston duke kopjuar Ronaldon.

Ndonëse, ecuria e takimit pati përmbysjen e rezultatit, ku pas pjesës së parë të fituar 3-1, madrilenet e Realit fitojnë edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 5-1, në fund të takimit Vllaznia merr me të drejtë duatrokitjet e publikut vendas.

Një largim kryelartë nga konkurimi në fazën e grupeve, por me një përfitim jo të vogël, sepse, me një përvojë të fituar në 6 ndeshjet e zhvilluara ndaj skuadrave kundërshtare të grupit A, Chelsea i Londrës, PSG e Parisit dhe Real Madrid, ecuria e Vllaznisë së futbollit të femrave në Europë, në mënyrë të padiskutueshme pritet të jetë edhe më e mirë.

Gaspër MARKU-Madrid, 19-23 dhjetor 2022

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img