Ndryshe nga sa u mendua që në miqësoren me Kastriotin, tekniku Josa do të hidhte të fushë formacionin me të cilin ka ideuar që do të luajë javën e ardhshme përballë Partizanit në transfertë, emrat e aktivizuar në formacionin e parë sot ndaj krutanëve ishin një miks mes të rinjëve dhe atyre me përvojë.
Një përzgjedhje kjo që vjen edhe si pasojë e problemeve dëmtimesh që kanë disa futbollistë, por edhe nga ajo që njëshi i pankinës kuqeblu kërkon të vëzhgojë nga afër rritjen e atyre që janë kandidatë për formacionin e parë.
Që do të thotë, se dilemat që ka për të fiksuar njëmbëdhjetëshin anti-Partizan, ai do t’i japë drejtimin e duhur në tre ditët e ardhshme që ka në dispozicion, martë, mërkurë, e enjte, pasi të hënën skuadra ka pushim.
(Video) Prononcimi i trajnerit Mirel Josa pas ndeshjes së sotme miqësore, Vllaznia-Kastrioti, 0-0