Sunday, December 29, 2024

Largimi emocionues i Edi Rejes: Besoja te Botërori, ja çfarë i këshilloj Sylvinho-s!

Lexo

Në ditën e prezantimit të Sylvinho-s ishte prezent edhe Edy Reja, i cili mori fjalën për ti dhënë për herë të fundit lamtumirën pankinës shqiptare.

“Jam i emocionuar, por ashtu si çdo rrugëtim edhe ky kishte një fund. Dua të vlerësoj shumë këtë eksperiencë që jetova këtu”, nisi fjalën e tij ish-komisari teknik I Shqipërisë.

Në vazhdim 77-vjeçari u mundua që të tregonte hapat para të bëra nga Shqipëria gjatë kohës që ai ishte në drejtim të ekipit. “Jam I bindur se nga ana jonë askush nuk është kursyer për të bërë maksimumin. Këtë e tregon edhe fakti se kemi qenë shumë pranë kualifikimit për në Botëror. Dua të nënvizoj edhe faktin se nën drejtimin tim kanë debutuar me përfaqësuesen mbi 40 lojtarë të rinj”, tha Reja.

Trajneri italian zbuloi edhe disa vështirësi që kishte gjatë viteve në Shqipëri ku mbi të gjitha veçoi “Covid-19”. “Gjatë kësaj periudhe thujase asnjëhreë nuk kam mundur të punoj me grupin e plotë për shkak të pandemisë”, tha Reja.

Reja kishte një këshillë për pasardhësin e tij: “Nesë Sylvinho do të vazhdojë punën e bërë prej nesh atëherë jam I bindur se do të ketë rrezultate”.

Në fund të fjalës të tij trajneri 77-vjeçar tha: “Largohem nga këtu me një pjesë të Shqipërisë në zemrën time”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img