Vllaznia është një nga skuadrat pretendente për titullin kampion dhe me ardhjen e Bekim Balaj edhe pse rruga pritet të jetë e vështirë. Aktualisht mbajnë vendin e katërt me 25 pikë, 4 më pak se Partizani i vendit të parë.
Sfida e parë është përballja me Laçin, takim që do të luhet në fundjavë, i vlefshëm për javën e 17-të të “Abissnet Superiore”. Mirel Josa vazhdon të vuajë mungesën e disa lojtarëve dhe duket se kjo është pengu më i madh i tij.
Plot 4 lojtarë vazhdojnë të qëndrojnë në infermieri pasi akoma nuk janë riaftësuar plotësisht. Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku, Darko Bulatovic dhe Ante Aralica janë futbollistët të cilët Josa i ka jashtë liste për duelin me kurbinasit. Të 4 lojtarët kanë akoma probleme fizike, të cilët fatkeqësisht i pengojnë ata të jenë nënurdhrat e tkenikut të shkodranëve.