(Intervista) Trajnerët Mema dhe Colella flasin pas ndeshjes Kastrioti 1-1 Partizani

Kastrioti arriti të barazonte kundër Partizanit, duke frenuar 1-1 të kuqtë, rezultat të cilit iu gëzua më shumë skuadra e Memës.

Ardian Mema u shpreh i kënaqur për Oversport:

“Kishim mungesa dhe ndërrimet i bëra të sforcuara. Futa dy lojtarë që ishin të dëmtuar. Isha i detyruar. Ne pësuam gol dhe unë duhet të reagoja. Ekipi reagoi dhe kjo më bëri entuziast për vazhdimësinë. Mund të kishim edhe mundësi shënimi. Më kënaq loja.

Progresi? Më bëre gjithë analizën e ekipit Andi Lila dhe nuk kam nevojë të bëj nesër. Kam 1 muaj që punoj me ekipin. Ndryshimet nga një trajner te tjetri, kanë veçoritë e veta. Mendoj, që një ekip që nuk qarkullon topin, që nuk bën veprimet ose të bashkëveprojë. Kjo është punë e përditshme. Ne nuk kemi arritur asgjë. Duhen parë edhe ndeshjet e tjera. Për sa kohë kemi një ekuilibër, më jep spunto dhe çunat të kenë më shumë besim te vetja e vet. Edhe manovrat mi interpretuan mirë. Kur luan me vendin e parë, qoftë edhe barazim ndeshja, më jep atë spunton. Ta marrim me këtë lloj serioziteti dhe përgatitje.

Karakaçi në mbrojtje? Ishin të vonshëm në kohë presioni, sidomos si një lojtar si Skuka. Duhet të jemi më të shpejtë kur i bëjmë presion kundërshtarit. Nuk vepruam dhe bashkëvepruam. Futbolli është kohë dhe nuk të fal. Kjo është ajo pjesa që duhet të punojmë shumë. Kur jemi në këtë situatë në tabelën e klasifikimit, duhet të kemi shumë kujdes dhe mos ta humbim përqëndrimin”, tha ai.

Nga ana tjetër, një pikë e marrë nga të kuqtë të cilët rrezikojnë vendin e parë në rast të një fitoreje me Tiranën. Colella deklaroi:

“Kemi barazuar në një fushë shumë të vështirë. Ata kanë një skuadër agresive. Edhe ndodh që të barazosh, pse jo.

Minikrizë rezultatesh? Opinionin e respektoj, por nuk jam dakord. Një gjë është e sigurtë që çdo ndeshje, futemi për t’i fituar, por jo gjithmonë arrijmë t’i fitojmë.

Mungesa e fitores? Ndodh që do të ikim në shtëpi dhe të nisim stërvitjen. Mund të punonim shumë mirë në fazën e ndërtimit. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë në fazën e posedimit. Por, kjo është edhe për meritën e kundërshtarit. Ndikoi edhe terreni që ishte i vështirë.

Mungesa e Bitrit? Është një gjë që e dinim prej kohësh. Kështu që jemi përgatitur.

Nervozizëm në zëvendësime? Skuadra arrin ta kuptojë kur bën mirë dhe kur bën keq. Kjo pjesa e nervozizmit vjen sepse duan të fitojnë. Lojtarët duhet të mësohen me pjesën e presionit në një skuadër si Partizani. Është diçka normale”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu