Me dy gola, shënuar nga i njëjti futbollist, vlonjati, Ardit Hoxhaj, kuqeblutë kënë mbyllur pjesën e parë të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, me rezultatin e pastër, 2-0.
Dueli në fjalë, që konsiderohet sfida më e rëndësishme e javës së 17-të, ka nisur që prej orës 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe për hirë të së vertetës, me atë çfar u pa në fushën e lojës, ka qënë një dominim absolut i skuadrës kuqeblu.
Futbollistët shkodranë shpërdoruan shumë raste shënimi tek porta e Dajsinanit, por gjithësesi, në dy prej tyre arrtitën të tundin rrjetën kurbinase.
Fillimisht, në të 31-tën minutë, Hoxhaj shfrytëzon një kros nga e djahtë duke e dërguar topin në rrjetën e Dajsinanit.
Ndërkohë, goli i dytë vjen në minutën e 43-të, përsëri me Ardit Hoxhaj. Por, merita e këtij goli shkon edhe për Ersin Hakaj, me atë këmbëngulje në fundoren e majtë duke adresuar një top-goli për Hoxhajn në zonën e portjerit Dajsinani, të cilin e dërgon në rrjetë.
Një avantazh ky i merituar, i cili nëse Vllaznia do të vazhdojë të luajë me këtë ritëm, janë të gjitha gjasat që fitorja të jetë edhe më e thellë në shifra.