Tirana, mund Bylisin, 4-1 dhe merr kryesimin e kampionatit pas javës së 17-të të Abissnet Superiore

Tirana-Bylis 4-1

(Shënues: 10′ Hasani, 27′, 30′, 71′ Patrik/ 60′ Kaçorri)

Lënia e dy pikëve, në barazimin me Kastriotin në transfertë e të kuqve të Partizanit, tre orë më herët i ka shërbyer për një motivim ekstra bardhebluve të Tiranës për të realizuar një fitore të thellë 4-1 ndaj Bylisit në shtëpi. Fitore kjo që ka sjellë përmbysjen në tabelën e klasifikimit, ku tashmë bardheblutë janë të parët në krye me 31 pikë.

Ndeshja e luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare ka nisur në mënyrën më të mirë për vendasit, të cilët në fakt,  e kanë zgjidhur brenda 30-të minutave të para fatin e kësaj ndeshjeje, duke shënuar 3 herë.

Në minutën e 7-të, Kryeqytetasit pretendojnë për prekje me dorë të topit brenda zonës nga lojtarët e Bylisit dhe, pas dy minutash konsultim me dhomën e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), kryesori jep 11-metërsh për Tiranën. Hasani nuk gabon nga pika e bardhë duke shënuar dhe duke i kaluar bardheblutë në epërsi. Një epërsi që do të dyfishohet në minutën e 27-të, kur i vetëm përballë portës, sulmuesi brazilian, Patrik, nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Tiranën.

Bardheblutë janë të papërmbajtshëm dhe vetëm 3 minuta më pas, është sërish Patrik që godet bukur dhe mposht gardianin kryeqytetas të portës ballshiote, Teqja. Pavarsisht përpjekjeve të Bylisit në çerekorën e mbetur dhe minutat shtesë, pjesa e parë e takimit do të mbyllet me epërsinë e trefishtë të Tiranës. E dyta do të nisë më mirë për Tiranën, teksa Patrik shpërdoron dhe Bylisi do të gjejë golin e parë me Kaçorrin, që shënon në minutën e 60-të.

Por vetëm një minutë më pas, Patrik do të ndodhet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur dhe nuk e ka të vështirë ta përcjellë topin në rrjetë, duke plotësuar kështu 4-golëshin e tij në këtë takim. Mbyllet kështu me fitoren 4-1 të Tiranës kjo ndeshje dhe bardheblutë marrin vendin e parë të renditjes, me 31 pikë, një më tepër sesa Partizani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu