Tuesday, November 26, 2024

Futboll Moshat-Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Vllaznia U17 kualifikohet në gjysmëfinaliste, eleminohet U19-ta

Lexo

Kategoria Superiore e futbollit të moshave ka luajtur ndeshjet çerekfinale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19. Në këtë fazë u vunë përballë njëra-tjetrës tetë ekipet pjesëmarrëse për çdo grupmoshë, me ndeshjet që u luajtën në Pezë.

Vllaznia, Teuta, Tirana e Dinamo janë gjysmëfinalistet e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17. Sipas rregullores së re të përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, të gjitha ndeshjet do të luhen me vetëm një takim.

Në këtë fazë, Tirana siguroi një biletë për në gjysmëfinale pasi mundi Partizanin me rezultatin 2-0. Bardheblutë kaluan në avantazh me Patushin në minutën e 28-të, ndërsa Bami vulosi fitoren në pjesën e dytë të takimit. Sipas skemës së përcaktuar, kryeqytetasit do të përballen në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni me Teutën. Durrsakët triumfuan me shifrat 2-0 ndaj Apolonisë, në një ndeshje mjaft të luftuar. Dy golat për Teutën u realizuan nga Kola e Likaj.

Sakaq, çifti tjetër gjysmëfinalist për grupmoshën U-17 është Vllaznia – Dinamo. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Gilman Lika, siguruan një biletë për në fazën tjetër falë dy golave të Arës, duke mposhtur Internacionalin me rezultatin 2-0, ndërsa Dinamo nga ana tjetër triumfoi me shifrat 3-1 kundër Skënderbeut. Për kryeqytetasit realizuan Deda (2) dhe Qerimaj, ndërsa golin e vetëm për korçarët e shënoi Laze.

Kupa e Shqipërisë U-17, ndeshjet çerekfinale

Vllaznia 2–0 Internacional

Teuta 2-0 Apolonia

Tirana 2- 0 Partizani

Dinamo 3-1 Skënderbeu

Gjysmëfinalet

Dinamo – Vllaznia, Tirana – Teuta

Ndërkohë, Partizani, Akademia e Futbollit, Apolonia e Tirana janë ekipet gjysmmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19. 19 vjeçarët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Edmond Doçi, janë mundur nga Tirana me rezultatin 3-1 duke u eleminuar nga Kupa e Shqipërisë. Ka qënë tripleta e Ballhysës që i dha fitoren kryeqytetasve, ndërsa për shkodranët golin e vetëm e realizoi Hagrepi.

Partizani triumfoi me shifrat 5-0 ndaj Laçit, në një ndeshje që foli për të kuqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës katër herë në fraksionin e parë të lojës. Januzi hapi serinë e golave për Partizanin, ndërsa shënuan edhe Petritaj, Vidrica (2) dhe Sogani.

Nga ana tjetër, Akademia e Futbollit siguroi gjysmëfinalen pasi triumfoi me tripletë ndaj Skënderbeut. Hoxha kaloi në avantazh kryeqytetasit, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan edhe Ducellari e Stafuka. Një ndeshje shumë emocionuese dhe e luftuar ishte edhe ajo mes Apolonisë dhe Teutës, që pa në fund fitues fierakët. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Apolonisë, që në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e Akademisë së Futbollit.

Kupa e Shqipërisë U-19, ndeshjet çerekfinale:

Partizani 5-0 Laçi

Skënderbeu 0–3 Akademia e Futbollit

Apolonia 2-1 Teuta

Tirana 3-1 Vllaznia

Gjysmëfinalet

Akademia e Futbollit – Apolonia, Partizani – Tirana

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img