Wednesday, November 27, 2024

Ceremoni-“Talentja e Vitit 2022” / Futbollistja shkodrane, Rosela Vasa merr çmimin e futbollistes më premtuese

Lexo

Në mbrëmjen gala të FSHF-së ashtu si edhe për djem, është dhënë edhe një çmim për “Talenten e vitit 2022” për vajza ku në garë ishin futbollistet e reja Rosela Vasa, Gelda Kadiolli dhe Xhesika Ndoj.

Këtë herë në skenë është ngjitur ambasadorja e futbollit të vajzave, Valbona Selimllari, e cila ka lexuar emrin e fitueses së çmimit sipas votimit. Çmimi i ka shkuar për futbollisten e talentuar shkodrane, Rosela Vasës, talentes 16-vjeçare që ka spikatur me ekipet kombëtare të moshave dhe klubin e Kukësit.

Selimllari ka ftuar Rosela Vasën në skenë, duke i dorëzuar çmimin, ndërkohë që futbollistja e re ka falënderuar të gjithë ata që e votuan për këtë trofe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img