Tuesday, November 26, 2024

Futsall-Kupa e Shqipërisë. Vllaznia humbet gjysëmfinalen me Tiranën dhe eleminohet nga Kupa

Lexo

Vllaznia Futsall-Tirana Futsallë dhe Diamant Futsall-Forcat e Armatosura Futsallë, ishin dy takimet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë në Futsall. Ashtu si edhe ndeshjet çerekfinale, ku Vllanzia eleminoi Flamurtarin duke e mundur me rezultatin 6-4, edhe ndeshjet gjysëmfinale janë luajtur në sallën e kompleksit sportiv Goga të Durrëst.

Sfida e parë gjysëmfinale ka qënë ajo ndërmjet Diamant Futsallë të Durrësit dhe ekipit Forcat e Armatosura të Tiranës. Një ndeshje kjo e ekuilibruar, e cila në fund nxori fitues ekipin Diamant Futsallë me rezultatin e ngushtë 6 me 4. Ndërkohë, gjysëmfinalja tjetër, ishte ajo në mes Vllaznisë Futsallë të drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj dhe ekipit të Tirana Futsallë.

Vllaznia, e cila në këtë kampionat të parë pas rikthimit nga pauza disa vjeçare e moskonkurimit, ishte surpriza më e bukur duke qënë kryesuese e kampionatit, kishte në objektiv kualifikimin në finale dhe më pas, pse jo edhe të fitimit të trofeut.

Ndaj, me këtë objektiv u fut edhe në ballafaqimin gjysëmfinal përballë Tiranës. Një ndeshje kjo, e cila për hirë të së vertetes ishte ndër më të bukurat e kompeticionit të Kupës, gjë që e tregojnë edhe 19 golat e shënuar në këtë takim. Tetë prej tyre janë të shënuar nga futbollistët shkodranë me autorë, Beharin që shënon 4 herë nga pika e penalltisë, si dhe më pas, Lekaj, Hasaj, Lera dhe Laçeja nga një gol.

Ndërkohë që 11-të të tjerë u shënuan në portën e Vllaznisë duke bërë që rezultati përfundimtar të mbyllej me shifrat, 8 me 11 në favor të bardhebluve. Vllaznia humb kështu betejen gjysëmfinale me ekipin e Tiranës duke u eleminuar përfundimisht nga Kupa e Shqipërisë. Finalistët e këtij kompeticioni janë, Tirana Futsallë dhe Diamant Futsall, finale kjo që nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, sektori i futsallës, është planifikuar të luhet ditën e diel, datë 29 janar në sallën e kompleksit Goga, duke nisur nga ora 20:30.

Pas përfundimit të takimit final të Kupës së Shqipërisë, skuadrat e futsallës shqiptare do t’i rikthehen ndeshjeve të kampionatit. Sipas njoftimit zyrtar, do të jetë data 4 shkurt, ku që në javën e parë të vitit 2023, Vllaznia do të ndeshet me ekipin e Tiranës, pikërisht atë që e eleminoi nga Kupa e Shqipërisë. Një sfidë kjo që po pritet me shumë interes nga tifozëria shkodrane, pasi ballafaqimi në fjalë do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img