Bylis ka mposhtur me rezultatin 1-0 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore në “Adush Muça”.
Sfida u shoqërua me tensione në fushë dhe në tribunë. Si pasojë e situatave të krijuara trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 34’. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola.
Aktivizimi i japonezit Doi në minutën e 58’ ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte zv.trajneri. Pas shumë tentativave, ai e zhbllokoi duelin në minutën e 76’. Ky gol mjaftoi që ballshiotët të merrnin fitoren e dytë radhazi.
Pas këtij triumfi Bylisi pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë ndërsa Kastrioti ndodhet në vendin e 10-të me 19 pikë.
BYLIS 1-0 KASTRIOTI
76′ Doi