Erzeni ia doli të marrë një fitore me shumë vlera kundër Vllaznisë me rezultatin 3-2. Kapllani u shpreh mjaft i lumtur me këtë arritje të skuadrës së tij. Ai the për Oversport:
“Nuk po dilja nga dhoma e zhveshjes se isha shumë i lodhur. Po meditoja pak me veten time. Ishte një fitore shumë e çmuar, 3 pikë të merituara.
Skuadra në mbrojtje? Është vetë kjo lloj loje sepse po luanim me Vllazninë që ka lojtarë të ekipit kombëtar. Ne kishim dhe 3 futbollistë të dëmtuar. Krasniqi ka sakrifikuar shumë sot. Ka gati 1 muaj që nuk stërvitet rregullisht. Kjo fitore është për fitoren e zjarrtë. Kjo fitore shkon për ata.
Motivimi? Thjeshtë e respektojnë veten. Të ulin kokën dhe të marrin maksimumin vetes së tyre. Ndihma reciproke është shumë e rëndësishme për këtë grup. Kam lojtarë nga e gjithë Europa apo edhe nga Brazili. Është kampionat shumë i çmendur.
Europa? Nuk mendojmë fare për Europën. Mendojmë vetëm për mbijetesën. Duke parë dhe klasifikimin që është i ngjeshur, me një humbje që ngjitesh lart apo ulesh poshtë. Kemi organikën e vogël. Shpresojmë të ulim kokën dhe të festojmë sonte. Nesër të shohim për ndeshjen e radhës.
Titulli? I kam thënë çunave që fillon faza e tretë. Janë dhe 17 finale të tjera përpara. Nuk e di dhe sa pikë na duhen. Shpresojmë që të ruajmë distancën.
Kupa? Edhe Kupa ka pikësynimet e veta, por mbi të gjitha është shpëtimi i këtij kampionati. Të mbijetojmë te ky kampionat. Te Kupa do të bëjmë punën tonë. Deri të premten të shohim. Fitoftë më i miri”, tha ai.