Partizani u ndal në një barazim 1-1 nga Egnatia, duke mos përfituar nga ai hap fals i Tiranës kundër Kukësit. Pas takimit Giovani Colella ka analizuar ndeshjen:
“Më vjen keq për rezultatin. Por, edhe për djemtë sepse zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë. Çmimi i kësaj fitoreje besoj se duhej t’i shkonte atyre.
Lufta për titull? Jemi shumë të kënaqur me lojën. Mendoj se këtë ndeshje të sotme skuadra ta marrë si një hap mjaft pozitiv. Dhe jam i bindur se nëse skuadra vijon të ketë të tilla paraqitje, do të jetë në luftën për titull.
Problem kur shënoni të parët? Mendoj se sot kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Aftësitë e sulmuesit të Egnatias nuk mund të fshihen. Arriti të realizonte. Po të shohim me rrjedhshmëri ndeshjen tonë se sa herë ka vizituar portën tonë Egnatia”, tha ai.
Pas barazimit 1-1 kundër Partizanit, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli për mikrofonin e Oversport.
“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv sepse ndeshjet e shkuara ekipi nuk ka pasur ecuri të mirë. Jam i kënaqur me 1-1. Me 0-0 nuk do të isha shumë. Të jep moral ky ekip. Dalëngadalë do të rikthehemi sërish te skuadra që pasonte shumë dhe shkonte mirë te finalizimi.
Loja e ekipit? Jam i kënaqur vetëm me rezultatin, por jo me lojën. Do të shohim në javët në vazhdim për t’u përmirësuar.
Nervozizmi? Sot isha shumë i irrituar me disa faulle që nuk ishin fare. Ne kishim një faull në fund që ishte për karton të kuq dhe nuk u mor asnjë masë.
Mënyra e lojës? Gjithë kjo tërheqje e ekipit sot ishte nga rezultatet negative. Na shkoi për mbarë. Kërkonim thellësinë me Doëmenën. E komplimentoj për golin që bëri. Kjo ishte arsyeja pse e mbajta ekipin të tërhequr.
Ambienti i trazuar? Është diçka që duket jo realitet. Gjithë njerëzit aty jetojnë për sportin dhe kjo të bën të dalësh nga vetja. Nuk kam diçka fikse për të thënë.
Mungesa e Shtubinës? Shtubina është pjesë e familjes këtu. Është në klub. Po bën kursin e trajnerit. I pëlqen të bëhet trajner. Për pjesën tjetër nuk kam ç’të them. Ky ekip është ndërtuar nga ne të tre me bekimin e presidentit. Janë disa gjëra që i zgjidhin ata të dy.
Puna e Duros? Është vetëm ndryshimi i skemës. Nuk është se ekipi është keq. Në ditët në vazhdim duhet të rikthehemi të luajmë si më parë”, tha ai.