Ada-Sopoti 1-3(Shënues: Mballani 72’(Aut) Laçeja 90’(p)/Myslimi 13’, Levendi 32’)
E martë, 31 janar 2023, ora 13:00, Fusha sportive “Adriatik”-Velipojë
Ada: Marku, Trashani, Hurmi, Curri, Qeleshi, Narkaj, Frroku, Pjollaj, Teixeira, Mballani, Laçeja (U aktivizuan: Mhillaj, Kaçoli) Trajner: Florian Frroku
Sopoti: Miraka, Jugu, Tanushi, Seferi, Asllani, Mici, Goci, Myslimi, Kaloshi, Levendi, Ukaj(U aktivizuan: Kullafi, Çota). Trajner: Klajdi Kenga
Gjyqtarë: D. Mile, R. Zeneli, S Abdyli. I katërt: E. Kalimeri
Me ndeshjen, Ada-Sopoti, takim ky i luajtur pasditën e sotme në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës, është mbyllur java e para e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.
Një përballje me pozicione të ndryshme në tabelën e klasifikimit, vendasit në vendin e fundit të renditjes me vetëm 1 pikë dhe Sopotit mysafir, kryesues i grupit A me 19-të pikë.
Pavarësisht pozicionit në renditje, velipojakët, në krye të të cilëve, dy ditë më parë është emëruar trajneri i ri Florian Frroku, që zëvendëson kështu ish trajnerin Altin Xhahysa, janë futur në fushën e lojës të mobilizuar për të marrë rezultat pozitiv.
Megjithatë, kjo, nuk ka mjaftuar, sepse skuadra mike, e cila është e mirëorganizuar dhe me element cilësor në formacionin e tyre, kanë bërë diferencën në fushën e lojës. Dy golave të shpejtë me autor Myslimin dhe Levendin, përkatësisht në minutat 13-të dhe 32-të, i shtohet edhe autotogo i Mballanit në portën e tij në të 72-tën minutë e çon në 3-0 avantazhin e skuadrës mike.
Goli i Laçesë, shënuar me penallti në minutën e fundit të ndeshjes vlen vetëm për statistikë, pasi nuk ka fuqi të ndalë fitoren e Sopotit me rezultain 1 me 3. Një humbje kjo që e rëndon akoma më tepër situatën në kampin velipojak, pasi Ada vazhdon të mbetet e fundit në tabelën e klasifikimit dhe me rrezik serioz për të rënë një kategori më poshtë, atë të tretën.
Skuadra më e afërt e Adës është Gramshi i vendit të parafundit me 3 pikë, pastaj vijnë Bulqiza dhe Murlani me nga 6 dhe 7 pikë që mbajnë vendet e 8-të dhe 9-të.
Ndërkohë, Sopoti i Librazhdit, me fitoren e realizuar sot në Velipojë vazhdojnë të kryesojnë grupin A të kategorisë Dytë, tashmë me 22 pikë, ndërkohë që nga pas e ndjekin Valbona dhe Veleçiku me nga 18-të pikë.