Monday, January 19, 2026

Flamurtari rikthehet te fitorja dhe ngjitet në vend të dytë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari është rikthyer te fitoret në Kategorinë e Parë pas humbjes me Apoloninë duke marrë një fitore tejet të rëndësishme për objektivin e ngjitjes në Superligë.

Vlonjatët kanë mposhtur 0-2 Luzin në Peqin në sfidën e javës së 14-të. Erick Flores ka shënuar në pjesën e parë dhe Dos Santos në të dytën. Kjo fitore ishte tejet e rëndësishme, pasi ndodheshin në vendin e katërt me 5 pikë më pak se Dinamo kryesuese.

Sfida në Peqin pati edhe një moment paniku, pasi portieri i Luzit Fuçia dhe Neto i Flamurtarit u përplasën kokë më kokë duke lënë fushën të dëmtuar.

Flamurtari është ngjitur në vendin e dytë në rënditje, ndërsa Luzi mbetet në kuotën e 18 pikëve.

Ndeshjet e tjera të kësaj jave në Kategorinë e Parë, përfshirë Oriku-Dinamo si dhe Skënderbeu-Tërbuni, do të luhen të dielën dhe të hënën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img