Monday, November 25, 2024

Pas pak, Egnatia-Vllaznia. Kuqeblu, me mungesa, por kërkojnë fitoren

Lexo

Egnatia dhe Vllaznia, janë gati për start. Ndeshja në fjalë që nis në orën 13:00 në stadiumin “Egnatia Arena” është më e rëndësishmja e javës së 22-të të Abissnet Superiore, pasi ndeshen dy skuadra që kërkojnë Europën, madje kuqeblu, të dytët në renditje kanë objektiv edhe titullin kampion.

Siç është bërë me dije edhe në konferencën e shtypit të pragndeshjes nga ana e trajnerit Josa, problem për Vllazninë janë mungesat e dy mbrojtësve anësorë, Hakajt në të majtë dhe Smajlit në të djathtë. Megjithatë, stafi ka marrë masat e duhur duke I besuar në këto pozicion futbollistëve me përvojë, si Kruja djathta dhe Bulatoviç majtas, që rikthehet në formacion pas një periudhëe të gjatë pr arsye dëmtimi.

Një tjetër e veçantë për skuadrën kuqeblu është edhe ajo që për herë të parë që pas ardhjes së Bekim Balajt, do të ketë mundësi të këtë dy krahët e sulmit, Latifin dhe Malën.

Tashmë skuadrat janë në drejt përfundimit të nxemjes së zakonshme përpara ndeshjes, ndërkohë që ju njohim me formacione zyrtare të ndeshjes.

 EGNATIA: Sherri, Fangaj, Atanda, Malota, Musta, Agbekpornu, Mëllugja, Kasa, Fernando, Xhekson, Daumena. Trajner: Edlir Tetova

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Shehi, Gurishta, Kruja, Jonuzi, Alivoda, Marku, Latifi, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img