Apolonia ka mposhtur Orikun në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Ka mjaftuar një gol i Stefano Omerit në minutën e 75’ për të vendosur fatin e sfidës. Në minutën e 86’ ka pasur tension, pasi Gerist Malo te miqtë është larguar me të kuq pas dy kartonave të verdhë. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej.
Me këtë fitore fierakët pozicionohen në vendin e 7-të me 28 pikë, po aq sa Besa që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Ndërsa Oriku në vendin e 12-të me 21 pikë.