Nis sot java e 27-të e kategorisë Abissnet Superiore, javë e cila do të luhet në dy ditë, të shtunën dhe të dielëm. Dita e sotme ka në program dy ndeshje, të cilat që të dyja nisin në orën 15:00.
Në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Bylisin, një sfidë ku luhet me objektiva të kun dërta. Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen tek fitora e munguar prej pesë javësh dhe për të vijuar garën për titull. Ndërkohë që mallakastriotët e Bylisit, janë në luftë për mbijetesen.
Po në orën 15:00, luhet edhe në stadiumin “Kukës Arena”. Verilindorët presin Egnatian, një ndeshje që konsiderohet si e barabartë, me Kukësin në rritje e sipër që kërkon tashmë edhe ai Europën që ka përballë një Egnatia simpatike, ku jo vetëm është tre pikë më shu,më sesa Kukësi, por gjendet në treshen më të mirë të kampionatit.
Dita e sotme e Superiores mbyllet me çiftin, Teuta-Partizani, ndeshje e cila luhet në “Niko Dovana” duke filluar nga ora 18:00. Për teknikun shkodran që drejton Teutën, kjo pritet të jetë një sfidë e vështirë, pasi ka përballë skuadrën kryesuese të kampionatit, por durrsakët, të cilëve u duhen patjetër pikët e plota do të luftojnë fort për ti marrë ato.
Kalendari i ndeshjeve të Javës së 27-të
Sot
Vllaznia-Bylis, ora 15:00
Kukësi-Egnatia, ora 15:00
Teuta-Tirana, ora 18:00
Nesër
Kastrioti-Laçi, ora 15:00
Tirana-Erzeni, ora 18:00