Sunday, November 24, 2024

Abissnet Superiore-Partizani dhe Tirana në krye, rikonfirmohet Egnatia, Vllaznia shkon – 9 pikë nga kreu

Lexo

Me dy ndeshjet e luajtura dje, Kastrioti-Laçi dhe Tirana-Erzeni, ku fitues dolën Kastrioti dhe Tirana, respektivisht 2-1 dhe 3-1, kategoria Superiore mbylli javën e 27-të. Më herët, të shtunën, u luajtën edhe tre ndeshjet e tjera të kësaj jave, Vllaznia-Bylis 0-0, Kukësi-Egnatia 0-3 dhe Teuta-Tirana 1-3.

Dy skuadrat kryeqytetase, Partizani dhe Tirana, vazhdojnë të bindin në lojrat e tyre, ku pas javës së 27-të, kryesojnë me pikë të barabarta, nga 47-të. Ndërkohë,  Egnatia simpatike e këtij sezoni rikonfirmohet si pretendente për kreun dhe Europën. Fitorja në transfertë me Kukësin e ka ngritur në kuotën e 41 pikëve duke qënë e treta në renditje.

Sa i takon Vllaznisë, ndeshja me Bylisin në “Loro Boriçi” ishte larg pritshmërisë së tifozërisë shkodrane, e cila shfaqi pakënaqësi të shumta, jo vetëm për rezultatin por edhe për nivelin e lojës nga skuadra e tyre e zemrës. Kuqeblutë, që tashmë drejtohen nga trajneri Auron Milotin, gjenden në vendin e katërt të klasifikimit me 38 pikë, plot 9 pikë larg Partizanit dhe Tiranës dhe tre nga Egnatia e vendit të dytë, me të cilën do të përballet në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë

Nndeshjet Javës së 27-të

Vllaznia-Bylis, 0-0

Kukësi-Egnatia, 0-3

Teuta-Tirana, 0-2

Kastrioti-Laçi, 2-0

Tirana-Erzeni, 3-1

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img