Kategoria Superiore për moshat deri ne 21 vjeç ka luajtur dje dhe pardje 3 ndeshje per javen e 21-te dhe 22-te te edicionit. Diten e marte te paret qe zbriten ne fushe ishin Tirana – Teuta dhe Apolonia – Egnatia qe nisen javen e 22-te.
Sfida ne kryeqytet perfundoi me fitoren e durrsakeve 1-4 qe zhyt akoma me shume bardheblute ne renditje ndersa vet shkojne ne vendin e katert me 21 pike. Ne ndeshjen tjeter Egnatia mposhti fieraket 2-4 dhe shkon pas Teutes me 19 pikë duke lene Apolonine të fundit.
Dje u luajt edhe ndeshja e fundit dhe me kryesorja e javes së 21-te me Partizanin qe priti ne shtepi kryesuesit e kampionatit Bylisin. Te kuqte fituan me rezultatin 3-1 duke zbritur nga froni ballshiotet per ti dhene kryesimin Vllaznise me te cilet do te perballen te marten qe vjen ne Shkoder.
Fatos LAMAJ