Friday, November 29, 2024

Futboll Femra-Vllaznia e pandalshme. Mund në transfertë Kukësin, 0-7. Thellohen shifrat e bilancit rekord të kuqebluve. 15 ndeshje-15 fitore-107 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Titulli i dhjetë radhazi, shumë pranë

Lexo

Vllaznia në futboll për femra është e pandalshme. Pas 14 fitoreve në 14 ndeshje të luajtura, sot ka realizuar edhe fitoren e 15-të radhazi duke mundur në transfertë Kukësin me rezultatin e thellë 0 me 7. Në këtë mënyrë, bilanci pozitiv me shifra rekord vazhdon të thellohet për skuadrën kuqeblu, e cila po i  drejtohet e sigurtë titullit kampion.

Kështu, pas javës së 15-të, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka të regjistruar 15 fitore, me 107 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Një rekord ky i pahasur ndonjëherë në futbollin shqiptar, i cili në mbyllje të kampionatit pritet të thellohet edhe më tepër.

Në sfidën e sotme ndaj Kukësit, ishte Arlinda Kodra ajo që hapi siparin e golave për shkodranet në minutën e 21-të, ndërsa dy minuta më vonë, Doçi dyfishoi rezultatin. Në të 25-tën minutë, kapitenia Esmeralda Franja realizoi edhe golin e tretë për kampionet në fuqi, ndërsa në minutën e 35-të, Avdullija e Kukësit gabon dhe i dhuron një gol të katërt Vllaznisë. Në fraksionin e dytë të takimit, Gjini gjen golin e pestë për kampionet në fuqi të vendit, ndërsa Doçi vulos me një tjetër dygolësh fitoren 7-0. Vllaznia renditet në krye të klasifikimit me 45 pikë pas plot 15 javësh.

Ndërkaq, Partizani është rikthyer te fitorja këtë javë, pasi mundi me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e Laçit në sfidën e zhvilluar në Shkodër, me golat e shënuar nga Goro dhe Loci për të kuqet. Një tre pikësh që i jep mundësinë kryeqytetaseve të ruajnë vendin e katërt në renditje me 25 pikë.

Me një pikë më pak renditet Kinostudio, që nuk gaboi këtë fundjavë ndaj Skënderbeut, duke regjistruar një fitore të thellë në Kamëz me shifrat 11-1. Gjithçka u vulos që në fraksionin e parë të lojës, me 5 gola të realizuara nga kryeqytetaset. Cyme Lulaj kaloi në avantazh Kinostudion që në minutën e tretë, ndërsa shënuan në pjesën e parë edhe Kadiolli (2), Baftia e Gjata. Në pjesën e dytë, kryeqytetaset realizuan edhe gjashtë gola të tjerë, me Çemerin (3) dhe sërish Baftia (2) e Lulaj. Golin e vetëm për korçaret e realizoi Demkolli.

Tirana e Apolonia regjistruan fitore të thella në ndeshjet përkatëse. Bardheblutë mposhtën Teutën në kryeqytet me shifrat 15-0, në një takim që foli totalisht për Tiranën. Vishkulli ishte pa diskutim protagonistja dhe lojtarja e ndeshjes, me 10 gola të shënuar në portën kundërshtare. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Coka (2), Zarka (2) dhe Alijaj. Me këtë fitore, Tirana arrin në kuotën e 42 pikëve, tre më pak se Vllaznia e vendit të parë.

Nga ana tjetër, edhe Apolonia mposhti Lushnjen në derbin myzeqar me rezultatin 11-0. Talentja Valentina Troka realizoi plot tetë gola në këtë takim, duke dhuruar spektakël, ndërsa rrjetën lushnjare e gjetën edhe Sesu, Iliadhi dhe Bogdani. Apolonia renditet në vendin e tretë në kampionat me 33 pikë në total, nëntë më pak se Tirana dhe 12 më pak se Vllaznia kryesuese.

Kampionati Kombëtar i Vajzave

Ndeshjet e javës së 15-të

Kukësi 0-7 Vllaznia

Apolonia 11-0 Lushnja

Kinostudio 11-1  Skënderbeu

KF Laçi 1–2 Partizani

Tirana 15–0 KF Teuta

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img