EGNATIA-ERZENI 3-2 (11′, 14′ Duamena, 52′ Musta / 60′ Ademi, 84′ Nonato)
Ditë historike për Egnatian, mposht Erzenin me rezultatin 3-2 dhe siguron për herë të parë në historinë e tij pjesëmarrjen në Europë.
Duamena zhbllokoi sifdën në minutën e 11′ dhe dyfishoi shifrat në të 14′ duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë të rrogozhinasve.
Pjesa e dytë nisi me golin e tretë për Egnatian, ekzaktësisht në minutën e 52′ me anë të Mustës. Ndërsa Ademi dhe Kapllani ishin golashënuesit për shijakasit. Në të 60′ Ademi shënoi të parin për Erzenin dhe Nonato realizoi golin e dytë. Ata tentuan të kthenin rezultatin por nuk ja arritën.
Me këtë fitore skuadra e Edlir Tetovës ka siguruar matematikisht edhe Europën, pasi Vllaznia humbi 1-2 ndaj Partizanit. Diferenca mes vendit të 3-të dhe të 4-të tashmë është 6 pikë.