Sunday, December 22, 2024

Vjen nga kategoria e parë, Egnatia e tre shkodranëve, zyrtarisht në Conference League

Lexo

Tashmë edhe matematikisht në Europë. Në sezonin e dytë në Superiore dhe për më tepër në pothuajse gjithë fazën e fundit pa mbështetjen e tifozëve, Egnatia del mbi çdo pengesë e vështirësi për të siguruar një biletë në Conference League.

Dy javë nga fundi, klubi rrogozhinas është çertifikuar si surpriza më e madhe e këtij sezoni në futbollin elitar të vendit tonë pasi arriti të kualifikohej edhe në evenimentet ndërkombëtare si një shenjë certifikimi për punën e mirë të bërë me klubin gjatë viteve të fundit.

Pjesë e këtij suksesi janë edhe tre shkodranët titullarë të formacionit rrogozhinas, Alen Sherri, Abdurrahman Fangaj dhe Renato Malota, por edhe Ndriçim Shtubina, i cili ka qënë pjesë stafit teknik të Egnatias.

Presidenti Demrozi ka ndërtuar një skuadër konkurruese ndërsa nuhatja e gjurmuseve të lojtarëve të huaj nuk i ka gënjyer drejtuesit e lartë të klubit bardhjeshil që tashmë mund të mendojnë të qetë për sfidën e 1 qershorit në “Elbasan Arena” kundër Tiranës për trofeun e parë të historisë së klubit.

Kupa e Shqiërisë është qershia mbi tortë në një sezon të cmendur të luajtur me Tetovën në stol më pas me Duron e sërish me Edlir Tetovën dhe sulmuesin shpërthyes Dëamena. Që prej janarit kur u transferua në Rrogozhinë, 27-vjeçari ganez ka shënuar më shumë se cdokush tjetër në superiore, plot 11 gola dhe me shumë mundësi ao të jetë ai pika e referimit në sezonin europian të Egnatias.

Në 1 qershor përballë Tiranës, me fitore ose jo, Egnatia do të kurorëzojë një sezon ëndrrash që nuk shkundi vetëm Rrogozhinën por gjithë Kategorinë Supëeriore që mori një shembull se si një klub mund të bëhet i sikusesshëm me investime të kufizuara por të matura mirë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img