Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:
“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm ne. Pësuam vetëm nga 2 goditje standarte. Kemi luajtur gjithçka por kur nuk shënon do të pësosh, e paguam kështu këtë ndeshje. Duhet të marrë fund kjo ëndërr që kishim të gjithë. Është shpejt për të folur për të ardhmen, duhet të qetësohemi e të analizojmë situatën. Më pas do të flasim për të ardhmen.
Duhet të qetësohemi, më pas do të vendosë klubi për mua. Tani nuk është koha për të marrë vendime. Flamurtari është klub i madh dhe luan vetëm për të fituar. Sezonin e ardhshëm luhet për të fituar kampionatin.
Kemi merituar më shumë nga çfarë kemi marrë. Falenderoj presidentin dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë skuadrës. Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli,” u shpreh ai për Oversport.