Sunday, November 24, 2024

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Lexo

Për ekipin e Akademisë së Gjimnastikës Vllaznia, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me radhë, gjimnastët shkodranë të drejtuar nga trajneri Izmir Kashi dhe kolegja Shpresa Salja duke pasur pranë edhe veteranin e njohur Latif Kashi, arrrijnë të fitojnë titullin kampion.

Ka qënë Federata Shqiptare e Gjimnastikes, e cila organizoi në Shkodër pranë palestres së gjimnastikes Vllaznia, “Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikes Artistike për të gjithë grup-moshat për Femra dhe meshkuj duke pasur në konkurim një pjesëmarrje massive konkuruesish.

Në konkurimin e meshkujve, Vllaznia si ekip arriti të shpallej kampion për moshen 10-11 vjeç. Ndërkohë, në klasifikimin individual për moshat 8-9 vjeç është Elio Mugri që renditet në vendin e parë, ndërkohë që Leandro Hebovija zuri vendin e dytë.

Për moshën 10-11 vjeç janë përsëri dy gjimnastët shkodranë që meritojnë dy vendet e para në renditje me Paolo Zefin në vendin e parë dhe Oerdi Metani në vendi dytë, ndërkohë që kategorinë e moshës 12-13 vjeç Eduard Zefi që renditet në vendin e dytë.

Një paraqitje mjaft të mirë bëri ekipi i Vllaznisë edhe në konkurimin e femrave për Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikes Artistike për të gjithë grup-moshat. Ekipi kuqeblu arriti të fitojë tre vende të para në kategorinë e moshave, 7-8 vjeç, 9-10 dhe 11-12 vjeç.

Në konkurimin in dividual për femra figurën më të mirë sportive e arritën Maria Zefi që zuri vendin e parë në paralele, akrobaci dhe kërcim kali, ndërkohë që Angela Preka e moshës 7-8 vjeç, zuri vendin e parë në tra ekuilibri. Merili Islami renditet e para në tra ekuilibri, Mishela Bitanji vendi i parë në paralele dhe në kërcim kali, Larisa Mugri vendi i parë në kërcim kali, Klea Marku vendi i pare në tra ekuilibri dhe kërcim Kali, Gresa Dragani vendi i parë në kërcim kali dhe në tra ekuilibri.

Rezultatet e arritura nga ekipi i Akademisë së Gjimnastikës Vllaznia, jo vetëm në disiplinën e Gjimnastikës Artistike, por edhe në disiplinat e tjera janë dëshmi e punës mjaft të mirë që bëjnë trajnerët Izmir dhe Latif Kashi si dhe trajnerja Shpresa Salja, si dhe mbështetjes së presidentit Leonard Lulaj, i cili kia arritur të krijojë një sistem të ekipeve të moshave me mjaft perspektivë për të ardhmen.

Rezultatet individuale për meshkuj

Mosha 8-9 vjec

Elio Mugri vendi  i pare

Leandro Hebovija vendi dyte

Mosha 10-11 vjec

Paolo Zefi vendi pare

Oerdi Metani vendi dyte

Mosha 12-13 vjec

Eduard Zefi vendi dyte

Vllaznia në konkurimi për femra arriti këto rezultate ekipore:

Mosha 7-8 vjec  vendi i Pare

Mosha 9-10 vjec vendi i Pare

Mosha 11-12  vjec vendi i Pare

Rezultatet individuale

Mosha 7-8 vjeç:

Maria Zefi vendi i Pare

Angela Preka vendi i Dyte

Enia Okaj  vendi i Trete

Mosha 9-10 vjeç

Merili Islami  vendi i Dyte

Mishela Bitanji vendi i Trete

Mosha 11-12 vjec

Larisa Mugri vendi i Trete

Mosha 13- 14 vjec

Klea Marku vendi i Pare

Mosha 15+

Gresa Dragani vendi i Dyte

Rezultatet në çdo vegel

Mosha 7-8 vjeç

Angela preka vendi i pare ne tra ekuilibri

Maria zefi vendi i pare ne paralele🥇, akrobaci🥇 dhe kercim kali

 

Mosha 9-10 vjeç

Merili Islami vendi i pare ne tra ekuilibri

Mishela bitanji vendi i pare ne paralele 🥇dhe ne kercim kali

 Mosha 11-12 vjeç

Larisa mugri vendi i pare ne kercim kali

Mosha 13-14 vjeç

Klea Marku vendi i pare ne tra ekuilibri 🥇dhe kercim Kali

Mosha 15+

Gresa Dragani vendi i pare ne kercim kali 🥇dhe ne tra ekuilibri

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të Gjimnastikës Artistike, Vllaznia shpallet kampione)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img