Një projekt i veçantë po ndodh në ekipin e KF BASHKIMIT ku edhe pse është ekip futbolli ka promovuar deri tani 8 sporte të tjera për të gjithë fëmijët e ekipit.
Siç bën të ditur drejtuesi i këtij klubi, Ervin Alushi, për fëmijët e këtij klubi, krahas ushtrimit të pasionit të tyre për sportin e futbollit, tashmë do të ketë mundësi që të mësojnë dhe trajnohen edhe në sportet e tjerë dhe pse jo kur të rriten të ndjekin ëndrrën e tyre për të qënë pjesë aktive e sportit.
Gjithnjë sipas kryetrajnerit Alushi, sportet e tjera të përfshira në këtë projekt, janë: NOTI, BASKETBOLLI, HIPIZMI, ZIPLINE, SKI, BOKS, TENIS, ÇIKLIZEM.
Këto janë 8 sporte që KF Bashkimi ka realizuar deri më tani me sukses dhe shprehen që do të mundohen të mesojnë edhe sporte të tjera për të ndihmuar këto fëmijë të mësojnë sa më shumë sporte !!!!