Thursday, November 21, 2024

Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit për Femra mbyll fazën e grupeve. Nga e shtuna deri të martën, duelet e 16-tëshes me eleminim

Lexo

Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave ka mbyllur fazën e grupeve dhe ka hyrë tashmë në pjesën më të nxehtë, atë të eliminimit të drejtpërdrejt, teksa duke nisur nga e shtuna, deri të martën do të luhen duelet e turit të 16-shes. Ky Botëror po zhvillohet në Australi dhe në Zelandë dhe po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, teksa ndeshjet po transmetohet duke nisur nga orët e mëngjesit e deri pasdite me orën e Tiranës.

Valsin e turit të 16-shes e nis në ora 07:00 të mëngjesit derbi evropian midis Zvicrës dhe Spanjës, me helvetet që morën vendin e parë në një grup të vështirë si grupi A, kurse iberiket mbetën në vendin e dytë në grupin C, që u mbizotërua nga Japonia. Kjo e fundit do të përballet me Norvegjinë, në duelin tjetër të ditës së shtunës, që luhet duke nisur nga 10:00.

Dy duelet e radhës së turit të 16-shes luhen të dielën dhe duke nisur nga 04:00 e mëngjesit, dhe Holanda, që mori kreun e grupit E, duke lënë në vend të dytë kampionen në fuqi të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përballet me Afrikën e Jugut, që dhuroi të papriturën e parë të Botërorit, duke eliminuar Italinë.

Po të dielën, duke nisur nga 11:00, luhet dueli më i spikatur i këtij turi, ku kredencialet prej kampionesh të amerikaneve, do të vihen në provë nga Suedia e udhëhequr nga kapitenia Kosovare Asllani. Të hënën, luhen dy çiftet e tjera, Angli-Nigeri, duke nisur nga ora 09:30, dhe Australia-Danimarkë, ndërsa dy duelet e fundit të turit të 16-shes luhen të martë dhe, duke nisur nga ora 10:00, është përballja e dy të papriturave të këndshme të këtij Botërori, Kolumbi-Xhamajkë, kurse në ora 13:00, një tjetër e papritur, Maroku, sfidon një nga favoritet, Francën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img