Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajnerët Martini dhe Abilaliaj flasin pas ndeshjes Teuta 0-1 Partizani

Lexo

Teuta humbi në ndeshjen përballë Partizanit me rezultatin minimal 1-0. Pas kësaj sfide për MCN TV, foli trajneri i Teutës, Edi Martini:

“Jemi të zhgënjyer me lojën. Pjesën e parë kemi pasur raste shumë të pastra. Kemi humbur penallti dhe Partizani nuk ka gjuajtur asnjëherë në portë. Unë nuk jam i kënaqur me lojtarët që u futën në pjesën e dytë. Ata lanë shumë për të dëshiruar. Futbolli nuk luhet vetëm me 11 vetë, por edhe me zëvendësuesit. Penalltia do të ndryshonte ndeshjen pasi ne do të fitonim. Në këto momente duhen pikët dhe ajo të dhemb më tepër.

Pas humbjes së penalltisë dhe goli i Kekos çfarë shije të la? Pse 10 minutat e fundit u hapët, nuk ishit të kënaqur me barazim? Ai gol në fund të lë shije të hidhur. Në minutat e fundit Partizani e rriti presionin. Ne nuk ndryshuam gjë taktikisht. Ndërrimet nuk na funksionuan. Atëherë kur duhej të dilnim ne në kundërsulm nuk arritëm të mbanim topin. Nuk kemi se çfarë të bëjmë, të ecim përpara.

Grupi i lojtarëve, nuk janë gati? Janë djem të rinj. Çdo lojtar kërkon të luajë. Janë disa lojtarë që me një modul tjetër mund të ishin në formacion. Ata lojtarë që futëm nuk e kanë përgjegjësinë e duhur. Një lojtar s’ka rëndësi sa minuta luan, por duhet të japë shpirtin. Më vjen të plas me zëvendësimet. Përsa i përket ekipit, jam i kënaqur maksimalisht.

Malorja me Tiranën pas disa ditësh? Edhe po të fitonim nuk do të ishim të qetë. Duhen pikë, nuk hyn në punë loja. Por gjithsesi ajo që më bën të besoj dhe të jem optimist, është që edhe të mërkurën kundër Tiranës do të futemi në fushë të fitojmë.”

Nga ana tjetër, drejtori në rolin e trajnerit, Arbër Abilaliaj, dha prononcimin e tij:

“Trajner apo drejtor? E rëndësishme është fitorja. Ne na mungonte pak mentaliteti dhe po e krijojmë me fitore të rëndësishme. Paraqitjet e fitoret në seri bëjnë që ekipi të rritet.

Fitova me lojtarët e stolit? Nuk do e thoja këtë. Kemi bindje në vetëvete pasi kemi qenë të detyryar nga mungesat. Disa lojtarë nuk luanin dot të gjitha minutat. Kemi lojtarë shumë të mirë, të uritur dhe agresiv. Fituam me meritë të futbollsitëve pasi në çdo ndeshje besojmë deri në minutën e fundit dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

U munduam në pjesën e parë të punonim ndryshe në krahun e Carës dhe ndryshe në atë të Taipit. Teuta e pati të vështirë të krijonte raste. U dhanë shumë faulla që s’i kuptoja. Me vjen keq që arbitri mundohet të cungojë lojën, kartonat nuk ishin aty ku duhen. Me hyrjen në fushë të fuqive të reja arritëm të ishim më agresiv dhe në fund, fati na buzëqeshi ne.

Kur skuadrat mbrojnë me bllok poshtë, ashtu zbriste edhe Teuta. Nëse topi nuk lëviz me shpejtësi e nëse nuk je i saktë në shërbim, bëhet e vështirë. Lufta ishte e fortë për topin e parë dhe të dytë. Më pas në pjesën e dytë ishte panoramë komplet tjetër.

Albers Keko? Kënaqësi ta shohësh si stërvitet gjatë javës. I japim besim dhe potenciali i tij para portës është i jashtëzakonshëm. Ai është një nga sulmuesët që e godet portën më mirë. Duhet t’i bëjë të gjitha elementët bashkë që të jetë titullar. Titullar ishin futbollistë 21-22 vjeç, përveç Albanit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img