“Mund të them që jam i kënaqur me 1 pikë. Nuk është e thjeshtë kur e nis ndeshjen 0-1. Çunat i merituan të gjithë dhe ne provuam gjithçka përsa i përket modulit të lojës.
I ndodhur përballë dëmtimeve dhe skualifikimeve, e zgjodhët vetë të luanit 4-3-3? E ndjeve vështirësinë? Sot ishim me dy mungesa, pa Liçon dhe Prençin. Sigurisht që e ndjeva mungesën. Ndoshta kishim mundësi edhe për 2-1, por Egnatia ka cilësi. 5 minutat e fundit unë isha me mendimin si të rrinim në ekuilibër mbrapa.
Problemi i finalizimit? Është diçka e vërtetë. Momentalisht kemi vetëm një sulmues tipin 9. Rashica dhe të tjerët janë më shumë sulmues krahu. Kjo është arsyeja pse jemi dobët në fazën e sulmit, por kjo është situata.
Deri më tani jeni skuadra që Egnatia nuk iu ka mundur, i keni marrë 4 pikë. Po, ndeshjen e parë fituam 0-1, teksa kemi marrër 4 nga 6 pikë përballë Egnatias.
Ndeshja ndaj Dinamos? Ju tremb që nuk keni vazhdimësi? Nuk kemi eksperiencë në Superligë dhe kjo është minus për ne. Të rëndësishme janë pikët sepse Superliga është shumë e fortë. Dinamo është shumë e fortë, por do të rikthehen Liço dhe Prençi. Do bëj më mirë në vazhdim.”
Nga ana tjetër, zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Brahja, foli për MCN TV, pas barazimit me Skënderbeun:
“Nuk mendoj se ishte nënvlerësim, pasi Skënderbeu ka zhvilluar ndeshje të mira. Ishte një moment shpërqëndrimi. Pse nuk doli Tetova? Nuk ka të bëjë mërzia, por që para fillimit të sfidës isha programuar të dilja unë. Ajo ndalesë e lojës ndikoi disi pas u ftohën lojtarët. Skënderbeu e rriti lojën në pjesën e dytë. Arritën të barazonin dhe ne nuk kishim më minuta për të bërë diçka.
Nuk e vratë ndeshjen që në fillim për të filluar golin e dytë? Ky shënim i shpejtë i golit nga ne është dhe mirë edhe keq. Ul disi grintën dhe i jep mundësi kundërshtarit të bëhet më shumë agresiv.
A vutë re që skuadra kërkonte qetësi që të kërkonte golin e dytë? Skënderbeu u ngjit lart duke parë qarkullimin e topit që ne bëjmë. Patëm vështirësi në mesfushë ndoshta, me Fernandon dhe Zejnullain. Megjithatë zotërimi i topit nga ana jonë ishte mirë, pasi dolëm disa herë në sulm për të kërkuar golin e dytë.”