Saturday, November 23, 2024

(Video) Një ditë “jo” për Vllazninë e basketit meshkuj. Mundet thellësisht në shtëpi nga Kamza me 40 pikë diferencë(62-102)

Lexo

Vllaznia-Kamza  62-102(13-29, 21-19, 15-29, 13-25)

Formacioni i Vllaznisë: Redi Rakaj, Elian Memçaj, Sabb Craig, Antonio Shabani, Veton Gjeçaj, Elidon Bitri, Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj. Trajner: Damian Bekteshi

Një ditë “jo” për Vllazninë e basketbollit meshkuj mund të konsiderohet kjo e mbrëmjes së sotme, kur skuadra kuqeblu u mund thellësisht në shtëpi nga ekipi i Kamzës. 62 me 102 është rezultati i kësaj ndeshje me një diferencë prej 40 pikësh në favor të skuadrës mike të Kamzës.

Një rezultat ky që në fakt askush nuk e parashikonte përpara ndeshjes se mund të ishte i tillë, kur kemi parasysh atë ndeshje fantastike që skuadra kuqeblu zhvilloi një javë më parë ndaj Teutës pretendente, të cilën e mundi lehtësisht me 17 pikë diferencë(82-65).

Por, realiteti i kësaj sfide flet krejt ndryshe. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme te trajnerit Damian Bekteshi, kuqeblutë nuk arritën të japin asgjë në fushën e lojës.

Edhe pse ishte Vllaznia, e cila e cila e nisi në avantazh me koshin e shënuar nga Veton Gjeçaj, miqtë nga Kamza të drejtuar nga trajneri shkodran, Eni Llazani, marrin shumë shprejt frenat e lojës duke e mbyllur periodën e parë 13-29 në favor të tyre.

Ka një reagim më pozitiv nga ana e kuqebluve në periodën e dytë, teksa arrijnë ta fitojnë me shifrat 21-19, por pa arritur të frenojnë fitoren e Kamzës për pjesën e parë, 49-77.

Pas pushimit mes dy pjesëve, pritej që në fushë të shfaqej një Vllazni tjetër që të synonte ndryshimin e shifrave në fushën e lojës, por në të kundërt janë përsëri miqtë nga Kamza, të cilët falë edhe kualiteteve me basketbollistët e huaj që kishin në formacion, të cilët teksa fitojë periodën e tretë, 15-29, e thellojnë akoma më shumë rezultatin me shifrat 49-77.

Dhejët minutat e periodës së fundit, vijojnë të jenë nën diktatin e skuadrës së Kamzës, e cila edhe pse në avantazh me 28 pikë diferencë, nuk lëshon në lojë duke vijuar të shënojë pikë pas pike. Vërshëllima përfundimtare e e arbitrave Hoxha, Tiko dhe Ndreu, fikson shifrat 62 Vllaznia dhe 102 Kamza.

Një fitore kjo e merituar e realizuar nga Kamza me diferencë prej 40 piikësh, çka tregon se pritet të jetë një nga skuadrat pretendente për titull. Ndërkohë, humbja me këto shifra kaq të thella e ul Vllazninë me “këmbë në tokë”, duke i bërë me dije se ka shumë për të bërë, pasi vështirësia e përballimit të këtij kampionati sa vjen dhe rritet edhe më shumë. Që do të thotë se krahas prkushtimit në proçesin stërvitor, duket lëvizur patjetër edhe në merkato.

(Video) Ndeshja Vllaznia-Kamza, e plotë, pjesa e parë dhe e dytë, me koment në Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img