Saturday, November 23, 2024

Puthi futbollisten në ceremoninë e titullit, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit dënohet me tre vjet nga FIFA

Lexo

Vendimi erdhi pas një hetimi të kryer nga Komisioni Disiplinor i ‘qeverisë së futbollit” me seli në Zyrih

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka ndaluar për tre vjet Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, nga të gjitha aktivitetet e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Vendimi erdhi mëngjesin e së hënës së 30 tetorit, pasi ish-numri një i futbollit iberik ishte protagonist i një skandali që shpërtheu në fund të finales së Kupës së Botës për femra të fituar nga spanjollet.

Në podium drejtuesi sportiv puthi futbollisten Jenni Hermoso, që rezultoi dhe si “puthja fatale”, duke shkaktuar një tërmet në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Një situatë që pati pasoja të rënda edhe në kombëtare, me shumë sportiste që dezertuan ndeshje të ndryshme të planifikuara dhe që riktheu Hermoso vetëm për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, e vendosur pikërisht nga kjo lojtare në finale.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img