Sunday, November 24, 2024

Futboll Femra-EURO U-19 / Shqipëria humbet me Zvicrën, 3-0

Lexo

Zvicër U19-Shqipëria U19, 3-0

Formacioni i Shqipërisë U19: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka,  Klaudia Borci. Trajner: Kreshnik Krepi

Shqipëria e vajzave U-19 luajti mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Zvicrës, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Ëil’ të Zvicrës, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-0.

Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Era Methoxha, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci.

Vendaset kaluan në avantazh në minutën e 37-të, pasi ekzekutuan saktë një goditje dënimi nga Sydney Schertenleib. Pavarësisht insistimit të vajzave kuqezi për të gjetur baraspeshën, pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 për Zvicrën.

Në fraksionin e dytë, ekipi ynë pëson edhe dy gola të tjerë në harkun kohor të tre minutave, me Kamber dhe Knapp që trefishojnë shifrat për vendaset. Vajzat kuqezi përpiqen të reagojnë, fillimisht me Vasën, e më pas me Ndoj-in, por pa fat. Takimi mbyllet me rezultatin 3-0 për Zvicrën.

Zvicra ishte në fakt kundërshtari më i fortë i grupit B1, ku bënte pjesë edhe ekipi ynë Kombëtar, Qipro e Lituania. Shqipëria e mbyll kështu këtë raund kualifikuesesh në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Zvicra renditet në vendin e parë me 9 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img