Egnatia dhe Vllaznia, janë gati për sfidën e javës së 15-të të kategortisë Abissnet Superiore. Në këto momente, të dyja skuadrat sapo kanë zbritur në fushën e stadiumit rrogozhinas, “Gjebrozi Stadium” për këtë konsumuar nxemjen e zakonshme, ndërkohë që trajnerët kundërshtarë, Edlir Tetov dhe Qatip Osmani kanë zyrtarizuar formacionet e para.
Në kampin rrogozhinas, bie në sy prania e tre ish futbollistëve kuqeblu, portjerit Alen Sherri, si dhe dy mbrojtëse, Abdurrahman Fangaj dhe Renato Malota, por edhe të një shkodrani tjetër si Spahiu, që kaloi këtë sezon nga Laçi tek Egnatia.
Ndërkohë, tekniku shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmani, ka zgjedhur më të mirët që ka pasur në dispozicion, ndërkohë që Mala, Alivoda dhe Stojanoviç, nuk e kanë pasur të mundur t’i bashkohen skuadrës për arsye dëmtimi.
Për t’u theksuar është se në të dy kampet përkatëse, deklaratat e pragndeshjes kanë qënë për fitore, gjë që pritet ta bëjë edhe më të bukur sfidën e sotme.
Formacionet e skuadrave
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Sala, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
Gjyqtar: Dorjan Maletaj(Tropojë), Erind Burgu(Fushe-Krujë), Rejdi Zajimi(Tiranë).
Arbitër i 4:Daniel Vrapi(Tiranë)
VAR: Enea Jorgji(Elbasan)-AVAR: Nertil Bregasi(Tiranë)
Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)-Vëzhgues: Prek Pjetrushi(Lezhë)