Vllaznia-Skënderbeu, gati për start. Qatip Osmani, përzgjedh emrat e formacioniut të parë. Sala në të djathtë dhe Mala në të majtë, zëvendësojnë të munguarit, Smajli dhe Hakaj
Sfida, Vllaznia-Skënderbeu, takim ky i vlefshëm për javën e 18-të të kategorisë Abissnet Superiore është gati për start. Në këto momente, të dy ekipet janë shfaqur në qilimin e blertë të stadiumit “Loro Boriçi” për të kryer nxemjen e zakonshme përpara nisjes zyrtare të ndeshjes, që nis në orën 17:00.
Me interes pritej se çfar do të vendoste tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani në lidhje me dy mungesat e me peshë në të dy krahët e mbrojtjes, Hakaj nga e majta dhe Smajli nga e djathta.
Tashmë është zbardhur gjithçka, kur tetovari i kuqebluve ka dorëzuar protokollin pranë trupës gjykuese të kësaj ndeshje të kryesuar nga gjyqtari iu kolegjumit të Tiranës, Erion Bastari.
Dhe, nga sa konstatohet, tekniku i kuqeblu, zëvendësimin e Hakajt dhe Smajlit i ka menduar me Esat Malën në të majtë dhe Ersi Salën në të djathtë. Në këtë mënyrë, formacioni i Vllaznisë, merr këtë pamje:
Vllaznia: Qarri, Sala, Juriç, Stojanoviç, Mala, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner Qatip Osmani.
Ndërkohë, në krahun tjetër serbi i pankinës korçare, ka projektuar këtë formacion: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Rabiu, Zenullari, Dumfur, Nikaj, Liço, Rashica, Frenkli. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Gjyqtarë:
Arbitër kryesor: Erjon Bastari(Tiranë)
Asistent 1: Emigers Ganxhi(Elbasan)
Asistent 2: Rexhep Muzhaqi(Elbasan)
Arbitër i 4: Sokol Bebja(Tiranë)
Var: Florjan Lata(Durrës)
Avar: Elvis Gjoka(Lezhë)
Delegat: Agim Mone(Tiranë)
Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj(Tiranë)