Friday, November 22, 2024

(Video) Vllaznia-Besëlidhja, dy miqësore brenda 9-të ditësh. Lezhjanët me bilanc pozitiv, fitojnë të parën 1-2 dhe barazojnë të dytën, 2-2

Lexo

Vllaznia-Besëlidhja, 2-2(Shënues: Bruno Gomez 31′, 60’/ Florind Bardulla 4′, Napolon Marku 76′)

Vllaznia: A: Mehidri, Brahimi, Hakaj, Juriç, Selmani, Sala, Dulaj, Zaganjori, Ara, Xhesild Kapllanaj, Bruno Gomes. Trajner Qatip Osmani.(U aktivizuan: Lekaj, Rroku, Xhuljano Kapllanaj, Shimaj, Hajdari, Shpuza, Halili).Trajner: Qatip Osmani.

Besëlidhja: Gjoka, Ruqi, Gjikolaj, Dibra, Vukaj, D. Marku, Bruka, Bardulla, Musaraj, Pergjoni, Danaj. Trajner Dritan Smajlaj.(U aktivizuan: Marleci, Elbasani, Alcani, Napolon Marku, Kaceli,Jaku, K. Qepeli, G. Qepeli, Tatej, Hoxha). Trajner: Dritan Smajlaj.

Gjyqtar: Bebris Dragusha, Saimir Hyseni, Arlind Kastrati(Shkodër)

Ashtu siç ishte planifikuar më herët, kuqeblutë e Vllaznisë zhvilluan pasditen e së hënës ndeshjen e radhës miqësore me Besëlidhjen e Lezhës. Miqësore kjo që vinte në kuadrin e ditëve përgatitore të janarit 2024, të cilat janë një test kolaudimi për Vllazninë në prag të ndeshjes zyrtare të Superiores, e cila luhet këtë fundjavë në “Loro Boriçi”.

Për Vllazninë, kjo ishte miqësorja e dytë në harkun kohor të 24 orëve, pasi dje luajti në Laç përballë kurbinasve të drejtuar nga trajneri Mirel Josa, të cilën e fitoi me rezultatin 1 me 3. Në ndryshim nga miqësorja e luajtur në Laç, ku në fushë ishin titullarët kuqeblu, në miqëren e sotme me Besëlidhjen, trajneri Qatip Osmani aktivizoi lojtarët e stolit, si dhe një kontigjent futbollistësh të rinjë të Akademisë Vllaznia. Së bashku me to në fushë ishin edhe dy titullarët, Hakaj dhe Juriç, të cilët në përballjen e fundjavës me Kukësin janë të skualifikuar nga komisioni i disiplinës.

Sa i takon miqësores me Besëlidhjen, kjo është e dyta brenda nëntë ditëve, kur kemi parasysh miqësoren e luajtur me datë 30 dhjetor 2023, e cila e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua nga lezhjanët me rezultatin 1 me 2. Ndërkohë, kjo e sotmja u mbyll në barazim 2 me 2, që do të thotë se bilanci i këtyre miqësoreve peshon në anën e Besëlidhjes, me një fitore dhe një barazim.

Ashtu si edhe në miqësoren e para nëntë ditëve në “Loro Boriçi”, edhe sot në “Reshit Rusi”, ish futbollisti i Vllaznisë, Florind Bardulla ishte ndër më të mirët në fushën e lojës. Pjesë e kësaj përformance ishte edhe ai gol mjeshtror i shënuar nga ai që në start të takimit, kur në minutën e katët goditi mjeshtrisht duke e dërguar topin në trekëndëshin e djathtë të portjerit Mëhidri.

Pas pësimit të golit, ka ardhur një reagim i dukshëm i Vllaznisë, e cila arriti të barazojnë rezulltatin 1 me 1 në minutën e 31-të me autor brazilianin Gruno Gomesh. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën është përsëri Vllaznia vijon të luajë më mirë, por realisht goli i avantazhit shënuar në minutën e 60-të nga Gomesh vjen më shumë si një gabim i miqve në prapavijë.

Besëlidhja nuk pajtohet me disavantazhin dhe fillon të vizitojë më shpesh portën kuqeblu, dhe në njërin nga kundrasulmet e rrezikshme, është ish futbollisti i Vllaznisë, Samet Ruçi që me depërtimin e tij në zonën kuqeblu fiton një penallti në minutën e 63-të. Rasti më i pastër i Besëlidhjes për të barazuar rezultatin, por e majta e Brukës  dërgon tipon shumë mbi traversë duke shpërdoruar mundësinë e dhënë.

Megjithatë, djemtë e drejtë e drejtuar nga trajneri Dritan Smajlaj nuk dorëzohen, dhe në të 76-tën minutë gjejnë golin e barazimit me një supergol të shënuar nga Napolon Marku. Gol ky, që megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave gjatë minutana në vazhdim, qëmdron në fuqi deri në vërshëllimen përfundimtare të kryesorit Bekris Dragusha duke lënë në fuqi barazim, 2 me 2.

(Video) Ndeshja miqësore, Vllaznia-Besëlidhja. Pjesa e parë dhe e dytë, të plota, transmetuar me koment nga Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img