Wednesday, November 27, 2024

Privatizimi i Vllaznisë, reagon njëri prej kandidatëve. Ish presidenti Valter Fushaj pretendon për shkelje të procedurave nga Bashkia Shkodër

Lexo

Të martën e ardhshme, me datë 9 janar, Bashkia Shkodër ka paralajmëruar për hapjen e Ankandit të shitjes së aksioneve të Vllaznisë. Ndërkohë që kandidatët e interesuar vazhdojnë tërheqjen e dokumenteve përkatëse, njëri prej kandidatëve të interesuar për të blerë aksionet e klubit kuqeblu, ish presidenti Valter Fushaj pretendon se ka konstatuar shkelje të proçedurave zyrtare nga Bashkia Shkodër. Për këtë, kompania private e tij, Shoqëria “Colosseo Construksion” sh.p.k. ka dalur me një deklaratë publike, pjesë e të cilës janë edhe mediat. Deklaratë, të cilën e sjellim të plotë për lexuesit tonë.

“Prej ditësh vijon të jetë e hapur tërheqja e dokumenteve në rrugë zyrtare për ankandin lidhur me privatizimin e Vllaznia sh.a që do jetë në datën 9 mars të këtij viti pranë Bashkisë Shkodër. Ashtu siç ka paralajmëruar një prej atyre që ka tërhequr dokumentacionin është edhe ish-Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj, njëkohësh administrator i shoqërisë “Colosseo Construksion” sh.p.k. Ish-Presidenti Fushaj i është drejtuar me një ankesë lidhur me këtë ankand publik bashkisë Shkodër pasi kriteret e vendosura cilësohen si të padrejta por edhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Tashmë ankesa e shoqërisë “Colosseo Construksion” është dorëzuar në rrugë zyrtare pranë bashkisë Shkodër. Në këtë ankesë thuhet se “gjatë përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga ana juaj, konstatojmë se janë vendosur kritere për kualifikim që janë të paqarta dhe njëkohësisht në kundërshtim me parashikimet e dispozitave ligjore në fuqi”.

Sipas ankesës në fjalë Bashkia Shkodër ka vendosur kritere në kundërshtim me ligjin, diskriminuese dhe madje për të favorizuar evantualisht ndonjë subjekt të interesuar pasi është shkelur neni 29 i ligjit 9874 i 14 shkurtit 2008 “për ankandin publik”, ligj që përcakton qartësisht se cilat janë kriteret që duhet të vendosen në procedurën e hapur të ankandit publik ndërkohë që Bashkia Shkodër vendos kritere ekstremisht të ekzagjeruara dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore duke mos pasur asnjë arsyetim logjik dhe ligjor për vendosjen e tyre. Të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkia Shkodër bien ndesh me qëllimin që ka ligji për ankandet publike, konketisht, ajo që konstatohet është shkelja e nenit 1/c për nxitjen e konkurences nëpërmjet subjekeve të interesuara, pasi po të ishte bërë një verifikim paraprak në organet tatimore se cilat janë dhe sa është numri i bizneseve që kanë realizuar sponsporizime është shumë i vogël për të mos thënë nuk ekziston fare. Në këkë ankesë thuhet se “Vendosja e këtyre kritereve nuk siguron trajtim të barabartë për të gjithë, pasi favorizon në mënyrë direkte subjektet e preferuar nga ana juaj”.

Në piken q, te kërkesa për kualifikim është kërkuar që subjekti pjesëmarrës duhet të ketë kontrata, transaksione dhe eksperienca në bashkëpunimin, financimin ose menaxhimin e klubeve sportive, shoqërive sportive të futbollit apo sporteve të tjera të ngjashme, minimalisht në tre vitet e fundit, pjesë e veprimtarisë të subjektit të publikuar në QKB. Nëse ështe përcaktuar shprehja “Minimalisht”, normalisht që të sqarohet edhe e kundërta e saj. Po “maksimalisht” deri kur është e lejueshme dhe e pranueshme për ju që të ekzistojë një eksperience e ngjashme. Po ashtu është lënë në mënyre evazive “përcaktimi i sporteve të ngjashme” duke mos sqaruar se cilin prej sporteve do të vlerësoj si të ngjashëm Bashkia Shkodër, apo thjeshtë do të bejë vlerësimin vetem mbi baza subjektive duke favorizuar subjektin e saj preferencial. Është kërkuar që të paraqiten dokumetacione sponsorizimi në përputhje me legjislacionin tatimor, ndërkohe që legjislacioni tatimor e kushtëzon ruajtjen e dokumentave kontabel  tatimor  për  një periudhë 5-vjeçare. Duke sjellë përjashtimin automatik të subjekteve që kanë kryer sponsorizime në periudha më të largeta se 5 vite. Përpilimi i dokumentave është bërë në mënyrë tendecioze duke të lënë përshtypje sikur janë  vendosur  në dëm të ndonjë subjekti dhe jo në dobi të subjekteve të interesuara. Nuk është dhënë as ndonjë sqarim në lidhje me fakin se çfarë do të bëhet me detyrimet eventuale që mund të ketë SHOQËRIA KLUBI I FUTBOLLIT “VLLAZNIA” SH.A. Në mënyrë që të mos ketë pengesa dhe paqartësi në nënshkrimin e kontrates mes fituesit të ankandit dhe Bashkisë Shkodër. Duke parë gjithë këto shkelje ajo që kërkohet është ndryshimi i kritereve të kualifikimit në këtë ankand në përputhje me ligjin ose në të kundërt do të ndiqet edhe në organe më të larta. Ndërkohë sipas burimeve kjo nuk është e vetmja ankesë sepse edhe të interesuar të tjerë kanë paraqitur ankesat e tyre duke patur thuajse të njëjtat qëndrime.”ankesa bashkia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Kualifikueset Euro U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 2-1 ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

Mali Zi-Shqipëri 1-2(Shënuese: Dokniç 48'/Qose 30', Ndoj 68') Mali Zi:Zugiç,Bojaniç,V.Miloviç,Radeviç,Boriçiç,Durkoviç,Dokniç,Çadenoviç,Osmajiç,Tomaseviç,Krstevska Trajner:Ivan Tatar (U aktivizuan:Nikçeviç,T.Miloviç,Zarubica,Buckoviç) Shqipëria:Spahiu,Nika,Hoxhaj,Allushi,Vata,Methoxha,Ago,Qose,Ndoj,Vasa,Bushati Trajner:Luçije Gjini (U aktivizuan:Hysa,Ndoci) Gjyqtarë:Laura Mauricio,Melisa Korreia(Zvicër),Lilija...
- Advertisement -spot_img