Federata Shqiptare e Judos ka zhvilluar në Pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës, Kampionatin Kombëtar Individual Cadet dhe Senior 2024 me një pjesmarrje të gjerë nga të gjithë ekipet e vendit.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe xhudistët e Vllaznisë ntë drejtuar nga trajneri Luigj Shkoza. Figurën më të mirë sportive nga ekipi kuqeblu e kanë bërë dy xhudistet e njohura Kasandra Kovaçi dhe Validia Aliaj, të cilat duke konkuruar në kategorinë e të rrituara u shpallen kampione të Shqipërisë.
Konkurimi i Kasandra Kovaçit ishte në peshën deri në 70 kg, ndërsa i Validia Aliajt në peshën plus 78 kg. Sa i përket xhudistes së talentuar Kasandra Kovaçi, e cila edhe pse është me banim në Lezhë, sakrifikon duke frekuentuar stërvitjen në palestrës e xhudos së vaut të Dejes, ajo e drejtuar nga trajneri i saj Luigj Shkoza, dy ditë përpara kampionatit Kombëtar, konkuroi në Kupen e Europes për të Rinj U21 të zhvilluar në Podgoricë ku moren pjesë 207 garues nga 26 Shtete.
Duke konkuruar në peshën deri 63 kg, Kasandra Kovaçi bëri një paraqitje të mirë duke fituar dy ndeshje, përkatësisht ndaj kroates Cvjetko malazezes Nurkovic dhe u rendit e shtata në Europë.Një figurë të mirë sportive në këtë kampionat bënë edhe Krista Kovaçi pesha në peshën 57 kg, Elena Babani pesha 63 kg, Kristjan Gjoni pesha 60 kg, Viktor Marku pesha 73 kg, të cilët zunë vendet e para në peshat e tyre për kategorinë e kadetëve.
Për t’u përgëzuar janë edhe xhudistët Eda Dedaj, Roland Vasija, Xhovani Shkoza, Demian Cuni, Gjovalin Tushaj, Gabriela Fusha, Ronaldo Toma, Aldo Shkoza, të cilët u renditën në vendet e dyta.
(Video) Xhudistët e Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar të Judos. Pallati i sportit “Asllan Rusi”- Tiranë