Sunday, November 24, 2024

Brdaric: “Egnatia e meritoi të ishte në finale. Nuk ishte e mjaftueshme aq sa bëmë, mund të bëjmë shumë më mirë”

Lexo

Egnatia dhe Vllaznia barazuan pa gola në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Final 4”, në stadiumin “Air Albania”. Pas kësaj sfide, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, u shpreh për MCN TV:

“Ne nuk shënuam por starti ishte shumë i keq. ne humbëm për 5-6 minuta një lojtar dhe fillimi nuk mund të ishte më i keq. Por duhej të mbronim më mirë të gjithë bashkë. Në pjesën e dytë të pjesës së parë, ishte periudha jonë më e mirë. Në këtë pjesë deshëm të shënonim. Në pjesën e dytë ne ndryshuam diçka, u përpoqëm të kishim lojtarë të freskët në fushë që të shënonin se na duhej. Por në fund të ditës 0-0 nuk ishte e mjaftueshme.

Fillimisht duhet të përgëzojmë Egnatian, e harrova këtë, e meritojnë të jenë në finale. Sipas meje sot, në zonën e fundit ne nuk kishim fuqi depërtimi. Por përsëri kishim 3-4 raste për të shënuar. Por kur nuk gjen portën, atëherë në këto ndeshje 1-2 aksione e vendosin dhe kjo është për të ardhur keq.

Pasojë nga pushimi me Skënderbeun? Pas ndeshjes, nuk dua të gjej justifikime. Skuadra ishte e përgatitur mirë sot dhe ju e dini gjithashtu në futbollin profesionist të nivelit të lartë. çdo gjë duhet të shkojë mirë. Sot patëm shumë probleme, në të parën e në të dytën. U munduam të menaxhonim këtë dhe për fat të keq nuk dolëm që të luanim siç deshëm.

Nga një anë, duhet të shohim veten tonë dhe nëse do të luash, duhet të luajmë shumë mirë, dhe sot nuk ishte mjaftueshëm. Mund të bëjmë padyshim më shumë, por përsëri të gjithë duhet të mos kemi dëmtime. Krymi e Gruda u dëmtuan, dy lojtarë nuk luajtën 90 minuta dhe të tjerët u munduan të kompensojnë por si punon në futboll, kur nuk shënon nuk fitohet.

Beson te karma? Nga njëra anë duhet të shohim veten tonë dhe në qoftëse duhet të luajmë, duhet ta bëjmë shumë mirë. Sot nuk ishte e mjaftueshme aq sa bëmë. Ne mund të bëjmë shumë më mirë. Ishim të plotë, nuk patëm dëmtime, por gjatë ndeshjes u dëmtuan Krymi dhe Gruda, dy lojtarë të mirë që nuk luajtën 90 minuta. Lojtarët e tjerë u munduan ta kompensonin por nuk mundën”.

Kush e fiton kampionatin? Nuk ka rëndësi për mua. Unë jam i fokusuar vetëm te Vllaznia dhe unë nuk kam idenë se kush do të shpallet kampion. Më vjen keq që nuk jap përgjigje.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img