Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi U-17 në datat 22 dhe 24 maj. Takimi i parë do të luhet në Podgoricë në Kompleksi stërvitor FCSG më datë 22 maj, në ora 17:45. Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj, në ora 20:30.
Grumbullimi i Shqipërisë U-17 në kuadër të dy sfidave miqësore do të nisë të hënën më datë 20 maj, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret me Malin e Zi U-17.
Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi.
Më poshtë edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar për dy miqësoret ndaj Malit të Zi: