Friday, November 22, 2024

(Video) Partizani-Vllaznia, sfida e parë e sezonit të ri. Hidhet shorti i kampionatit “Kategoria Superiore 2024/2025”

Lexo

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” Tiranë është hedhur sot shorti për kalendarin e kampionatit “Kategoria Superiore” për sezonin 2024/2025, që është edhe edicioni i 86-të në histori.

I  pranishëm në momentin e përzierjes së goglave ka qënë edhe drejtori sportiv i Klubit të Futbollit Vllaznia, Teofik Osmani, së bashku me përfaqësuesit e 9 klubeve të tjera të  Superiores.

Nën monitorimin e drejtorit të marrëdhënieve me publikun pranë FSHF-së, Fatjon Kodra, në praninë edhe të ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili përziu goglat, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani foli për të pranishmit procedurën e shortit.

Shorti ka vënë përballë që në javën e parë dy nga ekipet më të mira të kampionatit, Partizanin dhe Vllazninë, të cilët do të përballen me 18 gusht 2024 në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë, çiftet e tjera të javës së parë janë këto: Skënderbeu – AF Elbasani, Teuta –Bylis,  Dinamo City –Egnatia dhe Laçi –Tirana.

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Kategoria Superiore” do të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9 – 17 maj 2025.

Në kampionatin Kategoria Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Egnatia, KF Partizani, KF Skënderbeu, KF Vllaznia, KF Tirana, KF Teuta, FC Dinamo City, KF Laçi, AF Elbasani dhe FK Bylis.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img